Një 20 vjeçare nga Fieri është arrestuar nga Policia ditën e sotme.
Mësohet se e reja me inicialet K.Sh, banuese në lagjen Kryengritja në Fier ishte dënuar nga Gjykata e Beratit me arrest shtëpie, por pavarësisht kësaj ajo ishte larguar nga banesa.
Agjentët e Policisë që e kishin nën vëzhgim sapo ajo është larguar nga banesa e kanë arrestuar.


