Pas shtyrjes se procesit të dërgimit për votë në Senat të dy akuzave ndaj Presidentit Donald Trump nga ana e republikanëve, ky i fundit fajëson kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për këtë hap.
“Kjo nuk është e drejtë”, tha Trump, duke e cilësuar edhe një herë veprimin si një blof për mungesë provash ndaj tij.
“Me këtë gjest“, vijoi Presidenti, “ata po dhunojnë Kushtetutën e SHBA-BE dhe fajin kryesor e ka e çmendura Nancy“, siç e quan ai.
Më datë 18 dhjetor, demokratët votuan në dhomën e përfaqësuesve dy akuzat ndaj Trump për shpërdorim të detyrës dhe mosbashkëpunim me Kongresin. Por Pelosi njoftoi që atë ditë se votimi për shkarkimin e tij në Senat do të bëhej në muajin janar, një gjest shumë i kritikuar nga republikanët e Trump, të cilët zotërojnë shumicën e vendeve.
Shkarkimi i tij, me gjasë, nuk do të bëhet pasi për një hap të tillë nevojiten edhe 20 vota mes republikanëve që demokratët të krijojnë 2/3, aq sa nevojitet për largimin nga zyra të Presidentit.





