• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E CILËSUAR SI ARMIKE E TRUMP/ Liz Cheney humb zgjedhjet paraprake në Wyoming
Home
Nderkombetare

E CILËSUAR SI ARMIKE E TRUMP/ Liz Cheney humb zgjedhjet paraprake në Wyoming

17 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Humbje e rëndë për kundërshtaren e Donald Trumpit, Liz Cheney: Në zgjedhjet paraprake ajo humbet para rivales Harriet Hageman.

Kritikja më e shquar brenda partisë republikane e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Liz Cheney, nuk do të jetë më anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanja humbi zgjedhjet paraprake për kandidate në shtetin e saj të Wyoming nga kundërshtarja brenda partisë Harriet Hageman. Hageman do të jetë kandidate e republikanëve në zonën elektorale të Wyoming në zgjedhjet e Kongresit të nëntorit.

Kandidatja Harriet Hageman, e mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump, hyri në zgjedhjet paraprake me një avantazh të qartë. Në sondazhet e fundit, avokatja 59-vjeçare, e cila është kryesisht e panjohur jashtë Wyomingut, ishte 20 deri në 30 përqind përpara Cheney.

USA Wahl Wyoming | Harriet Hageman und Donald Trump

Liz Cheney është vajza e ish-zëvendëspresidentit amerikan Dick Cheney. 56-vjeçarja u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2016. Trump e ka shpallur 56-vjeçaren armikun e tij kryesor. Ajo është nënkryetare e komisionit parlamentar që po merret me hetimin e sulmit në Kapitol në janar 2021 dhe thotë se ajo dëshiron të parandalojë me çdo kusht kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti, i cili ende konteston zgjedhjet e vitit 2020, e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Liz Cheney votoi për shkarkimin e Trumpit

Liz Cheney është mes 10 kongresmenëve republikanë që votuan për hapjen e një procesi të dytë për shkarkimin e Trumpit, pas sulmit në Kapitol. Megjithatë, shumica e domosdoshme për këtë proces nuk u arrit në Senat. Pas kësaj, Cheney është shkarkuar nga një post drejtues në grupin e saj parlamentar.

Për Cheney, Trump paraqet kërcënim për demokracinë. Shkaku për këtë qëndrim janë mohimet e Trumpit se ka humbur zgjedhjet presidenciale në nëntor 2020 nga demokrati Joe Biden dhe sulmi që ndodhi asokohe ndaj Kapitolit në Uashington. Mbështetësit e zemëruar të Trumpit hynë asokohe në ndërtesën e Kongresit dhe kërkonin që të konfirmohet se zgjdhjet janë manipuluar dhe se Trumpi është fitues në zgjedhje. Cheney është nënkryetare e një komisioni hetimor të Kongresit që po merret me këto ngjarje të paprecedentë në historinë e SHBA-së.

USA Washington | Untersuchungsausschuss zum Angriff auf das US-Kapitol | Liz Cheney

Më pas Trump ka mbështetur kundërkandidatët e kritikëve të tij brenda Partisë Republikane, me shpresë se pas fitores së tyre republikanët do të rimarrin shumicën në Kongres pas zgjedhjeve të nëntorit. Por përkundër humbjes në zgjedhjet paraprake partiake në Wyoming, Liz Cheney mbetet një politikane me influencë të madhe në këtë parti. Flitet madje se ajo mund të kandidojë për zgjedhjet paraprake si kandidate për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

“Liz Cheney nuk po lufton për rizgjedhje në Dhomën e Përfaqësuesve, ajo po lufton për drejtimin e Partisë Republikane”, tha kohët e fundit strategu politik Terry Sullivan./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO VRISNIN NË SHËNGJIN/ Nikoll Sherniku i përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Xhulio Prela, si e theu masën e “arrestit në shtëpi”
Previous article SOT IU SHPALL NË KËRKIM BABAI/ Si e përfshiu Nuredin Dumani Florenc Çapjan në një tjetër krim: Më dha 200 mijë euro për të vrarë...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT