• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E BUJSHME/ Para nga KOKAINA në Kolumbi. Policia sekuestron 10 milionë euro pasuri të biznesmenit në Tiranë (EMRI)
Home
Breaking News

E BUJSHME/ Para nga KOKAINA në Kolumbi. Policia sekuestron 10 milionë euro pasuri të biznesmenit në Tiranë (EMRI)

20 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka sekuestruar prona me vlerë mbi 10 milionë euro dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga trafiku i kokainës. Pronat janë regjistruar në emër të Luan Spahiut 53 vjeç banues në Tiranë, bëjnë me dije burime nga policia.

Spahiu rezulton i dënuar edhe më herët në vitin 2011 me 5 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Frajbugut.

Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”.

Spahiu kishte ndërtuar një kompleks banimi të cilin kishte arritur ta shiste pjesërisht. Pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të sekuestrohen.

Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2. Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan. Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.

Asetet e kompanisë Pinari dhe llogaritë bankare të kësaj kompanie, të Luan Spahiut dhe të të afërmeve të tij, u bllokuan deri në përfundim të procesit gjyqësor që pritet të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli i pornos kaloi testin e së vërtetës me deklaratën se ka bërë seks pa kondom me Trumpin
Previous article Brazili dhe PSG nuk do ta pëlqejnë këtë video të Neymar

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë Aktualitet

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT