• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E BUJSHME/ “Nga Dokle te grupi i Vlorës”, babai i Ervis Martinajt flet me emra: Kush e do të vdekur djalin tim
Home
Breaking News

E BUJSHME/ “Nga Dokle te grupi i Vlorës”, babai i Ervis Martinajt flet me emra: Kush e do të vdekur djalin tim

11 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zhdukja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, është kthyer tashmë në një “telenovelë” të vërtetë.

Ka një dyzim të fortë përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.

Gjatë një bashkëbisedimi për “Ora News”, babai i Ervis Martinaj, tregon se nuk ka shpresa për të gjetur të birin gjallë. Por njëherësh ai shprehet, se nuk është hapur asnjë mort në banesën e tij, për Ervis Martinaj.

“…ne jemi në një situatë jo të mirë, ndodhemi në momente zie. Shtëpia ime është në mort dhe ka hapur dyert për ngushëllim, pasi unë kam humbur nipin tim Brilantin. Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë mort të hapur për djalin, Ervisin, megjithëse shpresat e mia për gjetjen e tij gjallë, tashmë janë shuar plotësisht…”, tregon Mustafai.

Sipas të moshuarit, njerëzit që e kërkonin dhe kanë financuar vrasjen e Ervis Martinaj, janë ish-shokët e tij më të afërt, që ai i ndihmoi dhe i pasuroi me para dhe tashmë të gjithë bashkë ju kthyen kundra.

“…nga Dokle, Reçët, Dukat e grupet në Tiranë dhe grupi i Vlorës, kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme vrasjen tij. Dhe gjatë kësaj kohe, ia vranë të gjithë shokët…” – pohon Mustafa Martinaj.

I moshuari, shton se në këtë sulm ndaj Ervis Martinaj dhe familjes së tij, u futën dhe instrumente shtetërorë të qeverisjes Rama dhe oligarkë të njohur, që ndërtojnë vila në tokat e Dhërmiut.

Toka këto që familja Martinaj, sipas 70-vjeçarit i ka të trashëguara nga Alqiviadh dhe Eftalia Nina, por tashmë janë zaptuar nga oligarkët e lidhur me qeverinë.

Hetimet kanë provuar se Martinaj, u zhduk pa asnjë gjurmë në Zonën e Shijakut mbrëmjen e 9 gushtit dhe dyshohet shumë se është futur në kurth pikërisht nga njerëzit që ai ka shkuar të takojë në Shijak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR JU GOCA/ 8 mënyra kombinimi që xhaketa jote e lëkurës të mos duket e zakonshme
Previous article NDODH DHE KJO/ Qytetari nga Tirana i lutet hajdutit që i vodhi shtëpinë: Më kthe Kuranin, lëre tek xhamia!

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT