Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike skualifikon nga gara ish-deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Endri Hasa, raportojnë mediat.
Ndonëse u votua nga baza në degën Maliq, komisioni ka vendosur ta nxjerrë Salianjin jashtë gare, duke i djegur mundësinë të kandidojë për deputet me PD-në në zgjedhjet e ardshme.
Po ashtu raportohet se komisioni ka skualifituar edhe Aldo Bumçin dhe Endri Hasën. Emra të tjerë të skualifikuar janë ish deputetët e 2017-ës Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiun.
Lista me 316 emra iu dërgua ditën e sotme Kryesisë së PD-së, ndërsa tashmë e ka si Kryesia dhe Këshilli Politik për përzgjedhjen e emrave.


