• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E BËRI NË SHENJË HAKMARRJE NDAJ PRINDËRVE”/ Shoqet e 13-vjeçares rrëfejnë historinë e “rrëmbimit”
Home
Breaking News

“E BËRI NË SHENJË HAKMARRJE NDAJ PRINDËRVE”/ Shoqet e 13-vjeçares rrëfejnë historinë e “rrëmbimit”

5 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adoleshentja që sajoi marrjen e saj forcërisht, e kishte ideuar disa ditë më parë planin  e ikjes nga shtëpia, në shenjë hakmarrjeje ndaj prindërve.

Shoqja e ngushtë, tregon për ABC News hap pas hapi se, çfarë ka ndodhur dhe se si u stis rrëmbimi. Shkak ishte mosdhënia e lejes dhe parave për të shkuar te ditëlindja e shoqes së adoleshentes.

“Me makinë të kuqe, i kishin mbuluar dhe targat. Ne na e tha motra  e vet.  Na e ka shpjeguar të gjithë ngjarjen. E kishte mbuluar fytyrën me një leckë dhe e kishin futur në makinë mbrapa. Që të lejë insulinën në shtëpi, sa t’i bjeri sheqeri, të bëhet shumë keq dhe të zbresë. Ishte me dy shoqe në një kafe atje”, tha një nga shoqet e vajzës.

“Thanë që e kishte bërë plan me motrën, ditë mbas dite, deri sa të vinte ditëlindja, dhe thoshte që e ndiqnin disa njerëz. Motra  e vet tha që e rrëmbyen dhe u fut në një makinë që e ngiste babi i shoqes vetë që do t’i çonte te ditëlindja”, tregoi një nga shokët  e vajzës.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”.

Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Veprmi i të resë i ka lënë të gjithë pafjalë.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën.

Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar  nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë.

Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë. (abc)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Leicester. Nis pjesa e dytë
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Granada, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT