Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment të pazakontë kur një 17 vjeçar arrin të kapë në ajër një vajzë dyvjeçare që bie nga kati i dytë i një ndërtese.
Algjeriani Feuzi Zabaat, 17 vjeç, u quajt hero i ditës për gjestin e tij. BBC shkruan se për fat të mirë, djali e pa vajzën paraprakisht duke e kapur pa asnjë dëmtim.
Incidenti ndodhi në Stamboll të Turqisë. Shpëtimtari thotë se bëri atë që duhej të bënte për ta shpëtuar vajzën.
E kapa fëmijën në mes të ajrit para se të godiste tokën”, tha ai. “Unë bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë ndaj Allahut”.


