• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ANGAZHUAR NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI/ Jep dorëheqjen zyrtarja amerikane
Home
Nderkombetare

E ANGAZHUAR NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI/ Jep dorëheqjen zyrtarja amerikane

21 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Diplomatja e lartë amerikane në Evropë, Karen Donfried do të largohet nga detyra për t’u fokusuar te familja e saj.

Mandati 18-mujor i Ndihmës Sekretares Donfried, e cila mori rolin në shtator 2021, është shënuar nga konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe shtytja e SHBA-së për të formuar dhe forcuar një pozicion të unifikuar perëndimor kundër Rusisë.

Ajo ka qenë ndër ndihmësit kryesorë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, duke udhëtuar shpesh në Evropë për tu takuar me partnerët amerikanë, ndërsa Presidenti Joe Biden u përpoq të riparonte dhe ri-energjizonte lidhjet transatlantike të dëmtuara nga qasja e njëanshme e administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Në një nga takimet e saj të fundit të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit, ajo u përball me kryediplomatin rus në Uashington, kur ai u thirr të martën e kaluar pas rrëzimit të një droni amerikan mbi Detin e Zi, pasi u kap nga avionët rusë.

Prillin e kaluar, Donfried vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor e shoqëruar nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ajo gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd kishte diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë dhe SHBA-Serbi dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Në Begorad kishte folur edhe për përafrimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Ajo ishte vendosur të largohej nga posti i saj në fund të marsit. Asnjë vendim nuk është marrë ende për pasardhësin e saj për të mbikëqyrur Byronë e Çështjeve të Evropës dhe Euroazisë, e cila mbulon 50 vende që shtrihen nga Mbretëria e Bashkuar në Azerbajxhan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATA E FUNDIT NË SUITË/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin, ja arsyeja (VIDEO)
Previous article NGA KAFET TE UDHËTIMET JASHTË VENDIT/ Faktet e lidhjes së kryebashkiakut të Bulqizës me Aqif Koneshën (DOSJA)

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT