ryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku flitet për tre raportet OECD, OKB dhe DASH të cilet kanë vlerësuar maksimalisht e-albanian dhe revolucionin digjital.
Ndërkaq, shefi i qeverisë ka nxjerrë disa shifra interesante të aplikimeve në platformën qeveritare duke pohuar se qytetarëve i janë kursyer 2.5 milionë vajtje-ardhje nëpër zyra.
“e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi! Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Plot 2,5 milionë aplikime online të bëra nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese nga 1 janari, deri tani.
Nga këto, 1,7 milionë aplikime kanë marrë përgjigje automatike online me vulë digjitale të shkarkuar nga e-Albania.
KEMI SHMANGUR 2.5 MILIONË VAJTJE-ARDHJE NËPËR ZYRA SHËRBIMESH!
Si mund të thuhet që nuk është lehtësuar qytetari nga pesha e burokracisë dhe gjërat qenkan njësoj?! Patjetër ka ende shumë për të bërë, POR E PARA REVOLUCIONI I SHËRBIMEVE VAZHDON dhe E DYTA në statistikën e mësipërme nuk jane përfshirë plot 3 milionë lejet e daljeve që e mundësuan menaxhimin shembullor të gjendjes së jashtëzakonshme të karantinës.
#RevolucioniDigjital nuk është më një ëndërr por një projekt në jetësim të vazhdueshëm, për ta futur shtetin në xhepin e qytetarëve dhe larguar që aty përgjithnjë duart e zyrtarucëve të padenjë”, përmbyll postimin e tij kryeministri!
MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë lajm nga bota për Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë🙏*** e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi! Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Plot 2,5 milionë aplikime online të bëra nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese nga 1 janari, deri tani.Nga këto, 1,7 milionë aplikime kanë marrë përgjigje automatike online me vulë digjitale të shkarkuar nga e-Albania. KEMI SHMANGUR 2.5 MILIONË VAJTJE-ARDHJE NËPËR ZYRA SHËRBIMESH! Si mund të thuhet që nuk është lehtësuar qytetari nga pesha e burokracisë dhe gjërat qenkan njësoj?! Patjetër ka ende shumë për të bërë, POR E PARA REVOLUCIONI I SHËRBIMEVE VAZHDON dhe E DYTA në statistikën e mësipërme nuk jane përfshirë plot 3 milionë lejet e daljeve që e mundësuan menaxhimin shembullor të gjendjes së jashtëzakonshme të karantinës.#RevolucioniDigjital nuk është më një ëndërr por një projekt në jetësim të vazhdueshëm, për ta futur shtetin në xhepin e qytetarëve dhe larguar që aty përgjithnjë duart e zyrtarucëve të padenjë!
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. September 2020


