Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus.
Mësohet se nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën dy persona, si dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha 15pasagjerë të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, minibusi ishte i linjës Tiranë-Berat. Sipas burimeve jozyrtare nga spitali i Traumës shoferi i minibuzit është njëri nga viktimat, ku dyshohet se ka humbur jetën nga ataku kardiak, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore para ndodhej së aksidentit. Ndërsa viktima tjetër pasagjer. Mes të plagosurve një fëmijë në gjendje të rëndë në reanimacion.
Sakaq, 15 persona po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës ndërkohë që mes te plagosurve ka të mitur dhe të rinj, ndërkohë që disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.


