• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK
Home
Breaking News

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

25 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit, i cili dyshohet se është përfshirë në një sherr, pjesë e të cilit u bë edhe 41-vjeçari Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK.

Polici ka qenë prezent në lokal kur ka ndodhur sherri, por në deklarimet e tij para agjentëve të AMP-së është shprehur se nuk ka lidhje me të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.

Edison Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e pistoletës nga Tafili, pretendon se ka parë efektivin e policisë disa herë nën shoqërinë e Tafilit dhe personit tjetër që e dhunuan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.
Një njoftim i policisë, shpjegon se konflikti ka nisur për motive të dobta, ku Gjuzi është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit Tafili dhe një 27 vjeçar me inicialet G. M. Të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet. Pavarësisht postblloqeve të ngritura nga policia, dyshja nuk është arritur të kapet.
Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”. Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.
Në 21 maj të vitit të kaluar, kur u ndërmor edhe operacioni, u vendos sekuestro për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara se ishin financuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, në vendin fqinj janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec
Previous article “PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec Aktualitet

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari Aktualitet

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie Aktualitet

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT