• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHOHET SE FSHEHËN ARMËT NË MANASTIR/ Shoqërohen mbi 20 murgj në Policinë e Kosovës
Home
Rajon

DYSHOHET SE FSHEHËN ARMËT NË MANASTIR/ Shoqërohen mbi 20 murgj në Policinë e Kosovës

25 September, 2023 s.autor Rajon

Policia e Kosovës ka vijuar edhe gjatë natës operacionin për gjetjen e grupit terrorist dhe ka shoqëruar 20 murgj të manastirit të Banjskës në drejtorinë e Policisë. Gazetari i A2 CNN Julian Kasapi i cili ndodhet në Mitrovicë ka raportuar për “Dita Jonë” se 20 murgjit dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit terrorist.

“Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka vijuar aksioni për gjetjen e grupit terrorist. 20 prej tyre u larguan nga manastiri i Banjskës. Janë shoqëruar 20 burgj në drejtorinë e policisë së Kosovës për hetimin dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve se mund të kenë qenë bashkëpunëtorë dhe për të parë nëse ata kanë bërë të mundur fshehjen e këtyre armëve”, raportoi Kasapi.

Sipas tij, operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. I gjithë operacioni është zhvilluar nga forcat speciale të Kosovës. Forcat e KFOR deklaruan se kontrollin e territorit i takon Policisë së Kosovës.

Dy ditë më parë rreth orës 3:00 të mëngjesit një efektiv i policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në veri të Mitrovicës. Një grup paramilitar i armatosur dhe veshur me uniforma ushtrie por pa logo përkatëse, qëlloi në drejtim të një mjeti të policisë së Kosovës.

Ngjarja ngjalli reagime në Kosovë dhe jashtë saj që dënojnë sulmin, ndërsa Kosova ka shpallur sot ditë zie në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTI NUK MË KA SPROVUAR..."/ Valbona Selimllari tregon çmendurinë e saj: Kam ecur me 210km/h
Previous article "ÇDO SHQIPTAR ËSHTË SOT NË ZI"/ Basha për vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës: Askush nuk mundet më të luajë me jetën...

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT