Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23 vjeçarin Damiano Sejko që u kap me disa armë në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët.
23 vjevari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion nën dyshimin se ishte bërë gati për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale.
Policia ndërkohë vijon hetimet.


