• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN NË PEQIN/ Gjykata lë në arrest shtëpie shefin e policisë së burgut të Drenovës
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN NË PEQIN/ Gjykata lë në arrest shtëpie shefin e policisë së burgut të Drenovës

26 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Margilen Kadiu, shef i policisë së burgut të Drenovës është lënë në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit, kërkoi arrest me burg për Kadiun i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit, ku së fundmi ndodhi edhe vrasja që tronditi opinionin publik.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, gjykata caktoi arrest shtëpie për Kadiun i cili ka një djalë autik në shtëpi për të cilin duhet të kujdeset.

Sipas informacioneve ai dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, ndërsa pritet informacion zyrtar nga Shkb lidhur me rastin.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest në burg, ndërsa gjykata vendosi masë arrest në shtëpi për shkak se i akuzuari ka një fëmijë autik.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë, ndërsa ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh.

Kujtojmë se me 15 dhjetor brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe la të plagosur Indrit Shaqen, ndërsa ende nuk dihet se si u fut arma në ambientet e burgut.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA-s, të cilët vunë nën kontroll situatën.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Elbasanit vendosi masën “arrest në burg” për 11 prej policëve të burgut, mes tyre edhe drejtorin  Kamber Hoxha, ndërsa vetëm për një zyrtar vendosi masën detyrim paraqitje./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË LUSHNJË SHKRUMBOI RRETH 300 BANESA/ Nesër ekspertët e Institutit të Ndërtimit vendosin për fatin e godinës
Previous article ARRESTI SHTËPIAK I BERISHËS/ Kërkesa e SPAK: S’lejohet të komunikojë me persona të tjerë veç atyre që banojnë me të

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT