• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMET SE DO EKZEKUTONIN BIZNESMENIN/ Si u zbulua plani i dy të arrestuarve në Elbasan. Më parë Nuredim Dumani…
Home
Breaking News

DYSHIMET SE DO EKZEKUTONIN BIZNESMENIN/ Si u zbulua plani i dy të arrestuarve në Elbasan. Më parë Nuredim Dumani…

22 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një biznesmen në Elbasan në shënjestër për ta eliminuar, ka arritur t’i shpëtojë për herë të dytë një atentati pas ndërhyrjes së Policisë dhe arrestimit të autorëve.

Një ditë pasi përfunduan në pranga Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu me një arsenal të tërë armësh, këta të fundit dyshohet se synonin të ekzekutonin një biznesmen të njohur në qytet. Fotot e biznesmenit janë gjetur në celularin e të arrestuarit tjetër, Xhafer Deliu, i arrestuar më 7 tetor me gjysmë kilogramë lëndë narkotike heroinë.

Në telefonin e tij ishte fotografia e të njëjtit biznesmen, i cili më herët ishte shënjestër për t’u vrarë nga Nuredin Dumani, aktualisht i arrestuar si vrasës me pagesë dhe që ka zbuluar një sërë krimesh. I njëjti biznesmen dyshohet të ishte në plan për t’u eliminuar nga Gaxha dhe Spahiu, të arrestuar gjatë së enjtes, pasi në banesën e të parit u gjetën armë zjarri kallashnikov me silenciatorë.

“Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Prevention’.

Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen ‘Gurabardhi’, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim”, sqaroi Policia. Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë; 3 pistoleta me silenciatorë; 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare; kapsolla detonatorë; një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindëshpues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Fjala e profesor Ernest Koliqit në 1966: Kapidan Gjon Marka Gjoni, një burrë i gdhendur, një copë në curr t’ë ashpër të racës sonë...
Previous article TEMPERATURAT SHKOJNË DERI NË 27 GRADË/ Si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT