• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMET/ Ekzekutimi i shqiptarit, urdhri erdhi nga burgu! 56 vjeçari ‘lojtar’ i rëndësishëm në trafikun e drogës
Home
Breaking News

DYSHIMET/ Ekzekutimi i shqiptarit, urdhri erdhi nga burgu! 56 vjeçari ‘lojtar’ i rëndësishëm në trafikun e drogës

1 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e 56 vjeçarit shqiptar nga Berati, Thimi Prifti në Athinë ditën e djeshme dyshohet se është urdhëruar nga burgu. Mediat greke shkruajnë se viktima ishte një person i rëndësishëm i trafikut të drogës në Greqi dhe se kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike.

Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Ai u ekzekutua mbrëmë rreth orës 21:00 poshtë shtëpisë së tij Palaio Faliro të Athinës. Prifti u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga 3 plumba.

Për ngjarjen ka folur edhe një prej fqinjëve të 56 vjeçarit, duke shpjeguar sesi ndodhi ekzekutimi i shqiptarit para shtëpisë së tij. Fqinji tregon se një person me motor ndaloi para Thimi Priftit, hoqi kaskën e motorit dhe e qëlloi me pistoletë.

“Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Një plumb ka rënë edhe në katin e parë. Në atë kohë një qiramarrës po dilte nga pallati me qenin e tij. Njeriu i goditur nga plumbat e pa në derë fqinjin me qenin që i hapi derën dhe më pas e futi në shkallë. Ai ra atje poshtë. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha ‘mirë, nuk ke dëgjuar gjë?’ Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është’. Dola dhe pashë një burrëtë shtrirë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”- u shpreh fqinji.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Viktima u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spital, por vdiq pak më vonë. Sipas raportimeve, kanë qenë dy autorë që kanë marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit.

Policia po heton gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u gjet nga autoritetet e braktisur dhe kishte brenda nje kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm, në të cilat u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PAGOI NAIMI..."/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat
Previous article "NËSE UNË DO ISHA..."/ Antonela Berisha provokon fansat

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT