• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMET/ Dy të arrestuarit e KOKAINES me rrogë 25 mijë lekë? Po si do i paguajnë dy avokatët, ish Kryeprokurorë?!
Home
Ekskluzive

DYSHIMET/ Dy të arrestuarit e KOKAINES me rrogë 25 mijë lekë? Po si do i paguajnë dy avokatët, ish Kryeprokurorë?!

2 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Kapja e kontenierit me 613 kilogramë kokaine në portin e Durrësit ka çuar sot para gjykatës dy nga bashkëpuntorët që u janë bërë publike emrat. Seanca e masës se sigurisë për Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. 
Dy të arrestuarit mbrohen nga avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj.

Të akuzuarit thanë njëzëri se janë thjeshtë të punesuar e se paguhen vetëm 25 mijë lekë në muaj.
Por, ngrihet pyetja fare e thjeshtë, si ka mundësi që dy të punësusar të thjeshtë, të tillë, kanë si avokatë dy ish Prokurorë të përgjithshem të Shqiperisë: Maks Haxhine dhe Petrit Serjanin?! Të cilët janë edhe ndër avokatët më të mirë ne Shqipëri e për rrjedhojë jo edhe aq te lirë sa për t’u përballuar me rroga 25 mijë lekëshe në muaj?

Maksim Haxhiaj:

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “ Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013). Gjatë karrierës së tij ai ka kryer disa specializime në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializim në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1992, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2000. Për periudhën 1985 – 1992 ai ka ushtruar profesionin si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe prej vitit 1997 ai është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës. Është Kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë Shkollë prej muajit Janar, 2013. Në vitin 2002 ai ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e ligjit “ Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të Zyrtarëve Publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i Ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ishte anëtar i Stafit Teknik për hartimin e Kushtetutës në vitin 1998 si dhe autor i disa librave dhe artikujve.

Kryeprokurori i parë pas ardhjes së demokracisë në vend është Petrit Serjani. Ai është emëruar kryeprokuror me vendim të Parlamentit në maj të vitit 1991 deri në korrik të vitit 1992. Serjani mbaroi Fakultetin Juridik në vitin 1973. Ai e filloi karrierën e tij në seksionin gjyqësor të Përmetit, më pas ka punuar si gjykatës në Mirditë. Në vitin 1987 Serjani u rikthye në Tiranë në Drejtorinë e Hetuesisë së Përgjithshme për Krimin Ekonomik. Para se të merrte postin e kryeprokurorit ai mbante postin e kryetarit të hetuesisë në Tiranë.

Çfarë ndodhi sot: Avokati i Lushajt, Maks Haxhiaj shprehet se nuk ka asgjë për të fshehur. “Nuk ka asgjë për të fshehur. Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim”- është shprehur avokati.

Por avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur.

Pas vendimit kanë reaguar të afërmit e të  arrestuarve, të cilët kanë pretenduar se  për ta nuk ka asnjë provë.

Të vetmit të arrestuar për 613 kilogramët e kokaninës, të kapur  në një kontenier që sillte banane në Durrës, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.

Ky ishte vendimi që dha këtë të premte (2 mars) Gjykata e Krimeve të Rënda për dy të arrestuarit, pavarësisht se vetë ata dhe avokatët e tyre pretenduan se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike . Avokati Maks Haxhia,  i cili mbronte në  menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës  se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë , ndërsa për ceshtjen nuk kishte hetime të mëparshme 

Maks Haxhia: Nuk u paraqit asnjë provë. Mbajtja në burg u lidh vetëm me faktin që u kapën 613 kg drogë. Nuk kishte asnjë përgjim. Donaldo Lushaj nuk në organet drejtuese të shoqërisë, biles kur ka vajtur të kryjë veprimet i kanë thënë ke autorizim? Ai i ka thënë jo. Atëhere veprimet do kryhen nëpërmjet agjencisë doganore. Si mund të merret një njeri përgjegjsi penale kur aty ishin edhe 15 punëtorë të tjerë në magazinë?!

 Jashtë seancës kanë reaguar edhe të afërmit e të arrestuarve. Xhaxhai i shoferit të kamionit në kontenierin e të cilit u gjetën 613 kilogramë kokainë, tha se nipi i tij nuk mund të jetë trafikant droge në një kohë që paguhet vetëm 25 mijë lekë në muaj.

I afërm i Armando Pezakut: Armando është punëtor firme dhe nuk ka të drejtë të luajë me kaminon. Ka një dispencer që komunikon. Është firma Pelikan. Unë nuk e di kur e kanë marrë telefon. Armandi ka 5-6 muaj që punonte me kontenier.

Dy të rinjtë akuzohen për “trafik ndërkombëtar narkotikësh të mbetur në tentativë”. 

Për sasinë rekord të kokainës hetuesit janë në kërkim të Arber Cekaj, i cili ishte dhe porositësi i kontenierit me banane, por brenda të cilit u gjetën 613 kilogramë kokaine. 

Nderkohe zbulohet se kontrollorët italianë pasi verifikuan se në kontenieri kishte banane sipas fatures i vendosën tjetër plumçë dhe e lanë të vazhdonte rrugëtimin për në Shqipëri. Edhe në doganën shqiptare kontenierin ka mbërritur me fletë kontrolli nga Italia” bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor. Ndërsa ministri i Ekonimisë Arben Ahmetaj  ka deklaruar se  kamioni është kontrolluar  fizikisht me analizë rrisku dhe me pas ka kaluar në skaner.  

Seanca u kerkua me dyer te mbyllura

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa Avokati i Lushajt, Maks Haxhia kërkoi praninë e medias, por Prokuroria ka kundërshtuar këkesën për ruajtjen e sekretit hetimor për shkak të taktikave të Policisë Gjyqësore.

Avokati Haxhiaj tha se klienti i tij është i pafajshëm.

Maks Haxhia: Klienti im Lushaj është një punëtor e jo menaxher.  Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. Donaldo Lushaj paguhet me 25 mijë lekë në muaj.

Roli i të arrestuarve: Menaxheri mendohet se eshte pjese e rrjetit

Grupi hetimor zbuloi se grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbise Maltes e Italise. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoqë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj  kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt  Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.

Edhe xhaxhai i Armando Pezakut, që ishte nën drejtimin e kamionit ku u kapën 613 kilogramë kokainë shprehet se nipi i tij është i pafajshëm.

Ai shprehet se nipi i tij ishte punëtor që paguhej vetëm 25 mijë lekë në muaj.

“Me kë ka folë Armandi, kur e ka marë Armandi?! Ai merr makinën në mëngjes në park, kaq. Të pushkatohet nëse ka parë me sy një gram hashash”, u shpreh xhaxhai i Pezakut.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 613 KG KOKAINË/ Zbulohet vendi ku mbahet sasia REKORD e drogës (DETAJE)
Previous article SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE/ Rama tregon një tjetër rast abuzimi në Has (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT