• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMET/ Besnik Muço u zhduk sapo iu rikthye profesionit, ai udhëtonte gjithmonë me avion
Home
Breaking News

DYSHIMET/ Besnik Muço u zhduk sapo iu rikthye profesionit, ai udhëtonte gjithmonë me avion

19 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ishte nisur nga Shqipëria, vendlindja e tij, për t’u kthyer në Itali, e cila për shumë vite ka qenë atdheu i tij i dytë. Por që pas nisjes së atij udhëtimi, prej mbi dy javësh prej tij nuk pati më asnjë gjurmë. Dhe duke qenë se bëhej fjalë për një refugjat të vërtetë politik, i përndjekur nga një regjim të cilin e kishte hetuar, kjo çështje bëhet edhe më e dyshimtë. Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim për rrëmbim personi. Besnik Muço ka qenë Prokurori i Përgjithshëm i Tiranës.
Por funksioni i tij i kishte vënë kundër armiqësinë e regjimit, sidomos pas një hetimi të nisur ndaj një ministri rreth mesit të viteve ’90, shkruan portali italian Il Resto del Carlino.

Për këtë arsye gjatë revoltave të marsit 1997, kur në shtetin ballkanik pati një periudhë anarkie dhe dhune, me shpërthimin e fenomeneve të krimit të organizuar, prokurori, gruaja dhe i biri ishin larguar për në Itali dhe ishin vendosur në Macerata, ku ishin strehuar si refugjatë politikë në kuadër të punës së kryer nga burri në vendin e tij të origjinës.

Familja ishte sistemuar në Macerata, ku ai kishte punuar gjithnjë si saldator për një firmë në Piediripa, nga ku e nisën nga zero. Atje, ku ju erdhën dhe të afërm të tjerë, lindi edhe vajza e çiftit. Prindërit kishin krijuar një rrjet lidhjesh dhe miqësish në qytet, ndërkohë që fëmijët e tyre rriteshin. Tani djali i madh po përfundon studimet në Kopenhagen, ndërsa vajza më e vogël studion në Romë. Përpara katër vjetësh, Muço, pasi e kishte humbur vendin si punëtor, u përpoq ta riniste profesionin për të cilin kishte studiuar në Tiranë dhe kishte hapur një zyrë avokatie përpara Prokurorisë, së bashku me një ortak. Puna po u ecte mirë, dhe periodikisht Muço kthehej në Macerata te familja e tij. Mbrëmjen e 2 nëntorit ai u nis nga porti i Durrësit. Hipi në tragetin për në Bari dhe në orën 23 celulari i tij u fik.

Që nga ai moment nuk u rindez më. Ai nuk zbriti në Bari. Duke mos patur më ansjë lajm prej tij, gruaja Raimonda që jeton në Macerata, lajmëroi karabinierët, të cilët njoftuan autoritetet shqiptare. Nga hetimet e para, u zbulua se në Portin e Barit kishin vënë re se në traget kishte një fanellë dhe një çantë që kishte brenda dokumentat italiane dhe shqiptare të Muços (i cili ka shtetësi italiane dhe kombësi shqiptare), por nuk kishte asnjë gjurmë tjetër prej tij.

Me sa duket, në Itali duket se nuk mbërriti kurrë. Policia kontrolloi banesën e tij në Tiranë, në të cilën nuk gjeti asgjë të çuditshme. Ashtu sikurse nuk sinjalizoi asgjë të çuditshme vëllai i avokatit, i cili kishte folur me të përpara nisjes: Muço nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, dhe kishte lajmëruar se do të shkonte të rrinte disa ditë në Itali. Por për këtë udhëtim nuk dinte asgjë gruaja, e cila u befasua shumë kur mësoi se ai ishte nisur, aq më tepër që me traget, diçka e çuditshme pasi ai udhëtonte gjithnjë me avion. Gruaja tepër e shqetësuar, tani është në Tiranë për të ndjekur hetimet për zhdukjen e mistershme të burrit, kurse fëmijët janë në Itali me gjyshërit në pritje të ndonjë lajmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbretëresha Elisabetta dhe bashkëshorti Filippo festojnë 70 vjetorin e martesës
Previous article Turqia ndalon të gjitha ngjarjet e komunitetit LGBTI

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT