Gjykata Themelore e Prizrenit ka urdhëruar një muaj paraburgim për 23 të dyshuar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit.
Ata dyshohen për një sërë veprash penale lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit, tha gjykata në një njoftim të dielën.”
Të dyshuarit, të arrestuar të premten gjatë një aksioni të gjerë në rajonin lindor të vendit, janë komisionerë dhe vëzhgues që kanë marrë pjesë në numërimin e votave.
Gjykata tha se 21 nga 23 të dyshuarit – të identifikuar vetëm me inicialet O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J. – dyshohen secili për falsifikim të rezultatit të votimit.
Ndërsa, një e dyshuar tjetër, me inicialet A.V., dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe marrje të ryshfetit. Një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie të ryshfetit.
Vendimi ndaj tyre vjen pas një aksioni të gjerë që autoritetet e kryen në Prizren të premten, ku i arrestuan 109 të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë


