• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYFISHOHET NUMRI I…/ Pesë ditët e fundit më shumë të infektuar nga COVID se javën e shkuar
Home
Aktualitet
Kronikë

DYFISHOHET NUMRI I…/ Pesë ditët e fundit më shumë të infektuar nga COVID se javën e shkuar

21 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë ditët e fundit të infektuarit me Covid në Shqipëri tejkaluan të prekurit që u zbuluan përgjatë të gjithë javës së shkuar. 2185 persona pozitivë ka raportuar Ministria e Shëndetësisë nga data 16 deri më 20 gusht ndërsa  shtatë ditë më parë u gjetën 2033 raste pozitive. Të prekurit e rinj kanë ardhur në rritje çdo ditë. Të premten u shënuar dhe numri më i lartë i tyre, 535 raste. Aktualisht të infektuarit aktiv  kanë arritur në 4615 vetë ndërsa infeksioni është përhapur në të gjithë territorin.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë, ndjekur nga Shkodra dhe Vlora. Më pak persona pozitiv ka  Dibra, Kukësi dhe Korça. Rritja e të infektuarve ka shtuar dhe personat që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në spitalin Covid-1 ndodhen 13 pacientë me tepër se javën e shkuar. Rritje te ndjeshme kanë pësuar dhe humbjet e jetëve prej Covid 19.   Në pesë ditë u shënua më shumë se dyfishi i viktimave të javës së shkuar. 11 persona humbën jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Numri më i lartë i viktimave prej 3 ditësh u shënua më 18 gusht.

Teksa shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten  ekspertët e shëndetit publik përsërisin thirrjet për të marrë dozat anti Covid.Sipas tyre vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, por nga komplikacionet dhe humbja e jetës  prandaj mjekët apelojnë se njëkohësisht duhen zbatuar dhe masat tjera për frenimin e infeksionit si mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura dhe shmangia e grumbullimeve.

TË INFEKTUARIT ME COVID

16  gusht 200

17  gusht 451

18 gusht 477

19 gusht 522

20 gusht 535

Total  2185 të infektuar

TË INFEKTUARIT SIPAS QYTETEVE

Tirana 1781

Shkodra 739

Vlora 416

Fieri 409

Durrësi 261

Elbasani 239

Lezha 217

Berati 164

Gjirokastra 144

Korça 101

Kukësi 88

Dibra 56

HUMBJET E JETËVE PREJ COVID

16  gusht   2 humbje jete

17  gusht    2 humbje jete

18 gusht     3 humbje jete

19 gusht     2 humbje jete

20 gusht    2 humbje jete

Total 11 humbje jete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK I NJOHIM TALEBANËT..."/ BE e prerë: S’ka bisedime politike me ta
Previous article PAS SHERRIT/ Pajtohen Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, ja çfarë ka ndodhur me dy shoqet

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT