• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DY VITE PA DRITËROIN/ Sadije Agolli: E gjithë jeta në një muze
Home
Kulturë

DY VITE PA DRITËROIN/ Sadije Agolli: E gjithë jeta në një muze

3 February, 2019 enxhi.autor Kulturë

Sot dy vite pa shkrimtarin Dritëro Agolli. Për herë të pare, në një rrëfim ekskluziv për “Report TV”, Sadije Agolli rrëfen jetën e saj pranë Dritëroit shkrimtar, politikan, bashkëshort dhe prind. Ndalet edhe tek propozimi i Bashkisë së Tiranës, që shtëpia ku ata kanë kaluar rreth 45 vite të kthehet në muze.

Prej dy vitesh ajo, bashkëshortja dhe shoqja e tij besnike ndien dhimbjen e mungesës së tij. Për njeriun e urtë, flokëbardhin zemërmirë, shkrimtarin që rrëmbeu zemrat e popullit ndiejnë mall të afërmit, miqtë dhe shqiptarët që ai aq shumë i deshi e për të cilët shkroi. Sadija sot e përqafon Dritëro Agollin, përmes librave, kujtimeve që ai la, veçanërisht në shtëpinë e tyre ku ajo vazhdon të jetojë.

Aty ata kanë kaluar momentet më të bukura e të vështira të jetës, që kur erdhën në ’74-ën, aty Agolli shkroi veprat e tij dhe çdo cep e send i asaj shtëpie mbart tanimë një copëz historie të Dritëroit. Është e fortë lidhja e Sadijes me këtë shtëpi pikërisht, sepse në të gjen Dritëroin e saj, fëmijët Elona dhe Artani gjejnë kujtime e babait, artistit, shkrimtarit të adhuruar.

Por ata e kuptojnë se Dritëroi u përket të gjithëve, siç edhe qe në jetë, ai është shkrimtari i popullit ndaj kanë vendosur që nëse u bëhet propozimi, të lejojnë që shtëpia e tyre të kthehet në muze.

“Në fillim kur u bë një kërkesë e tillë nuk isha dakord ngaqë kam jetuar një jetë të gjatë këtu. Kemi 45 vjet që kur kemi ardhur në 74’ën. Fëmijët kanë qenë të vegjël. Ona i takonte që ishte 6 vjeç, Artani 4-5 vjeç dhe kishim edhe vjehrrën. Ne kemi kujtime, kemi shumë gjëra që më lidhin me këtë shtëpi dhe e kam shumë të vështirë të shkëputem. Por kaluan 2 vjet që kur Dritëroi nuk është më dhe që unë e kam ndjerë shumë shumë mungesën e tij, që të merrja dhe mendimin e tij, sepse për çdo gjë unë flisja me të… Kështu që duhet bërë kjo sakrificë nga unë edhe nga fëmijët që ky ambient të paktën të kthehet në muze. Pasi këtu ka shumë shumë gjëra që mund të mësojnë njerëzit. Kushdo që vjen. Është gjithë jeta e Dritëroit, puna e tij, e pasqyruar në vepra, në të gjithë këtë që shikoni këtu. Edhe të tjerët të shikojnë jetën e tij si shkrimtar, si njeri dhe si artist… Prandaj thamë, edhe me fëmijët e diskutova dhe thamë se mund të bëhet. Por propozim direket mua nuk më është bërë” shprehet ajo.

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të Dritëroit, ndërsa shqiptarët e duan shkrimtarin e tyre ta kenë më pranë, jo vetëm përmes librave ende mungojnë nismat konkrete. Kjo heshtje ngjall tek familjarët e ata që e deshën Agollin, një ndjesi zhgënjimi. A do ta kujtojë Qeveria poetin e tokës shqiptare dhe të dashurisë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "In Memoriam" DRITËRO AGOLLI/ Kujtime dhe vlerësime për mjeshtrin e fjalës shqipe
Previous article PËSON 6 GOLA NË 2 NDESHJE/ Allegri ndez sinjalin e alarmit tek Juventusi

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT