• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY VITE NGA LUFTA/ Shefi i ushtrisë ukrainase dhe ministri i Mbrojtjes vizituan vijën e frontit, synuan zbulimin e…
Home
Nderkombetare

DY VITE NGA LUFTA/ Shefi i ushtrisë ukrainase dhe ministri i Mbrojtjes vizituan vijën e frontit, synuan zbulimin e…

25 February, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandar Syrskiy, tha të dielën se bashkë me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, vizituan vijën e frontit ku forcat e Kievit po luftojnë për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse.

Ai theksoi se qëllimi i vizitës është analizimi i gjendjes dhe gjetja e mënyrave për ta përforcuar mbrojtjen.

“Gjatë vizitës, ne e analizuam hollësisht gjendjen e tanishme dhe biseduam për hapat e mëtejmë, së pari për t’i mbrojtur trupat nga sulmet ajrore dhe me dronë përmes sistemeve mbrojtëse ajrore, si dhe përforcimin e zonave të caktuara të frontit”, shkroi Sirskiy në Facebook të dielën.

Nuk është e qartë se kur dhe ku ndodhi vizita, por Syskiy shkroi për këtë një ditë pas përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe në një kohë kur Ukraina është në vështirësi për t’i zmbrapsur forcat ruse, për shkak të mungesës së armëve dhe municionit.Umerov tha se fundmi se mungesa e predhave të artilerisë bëri që forcat ukrainase ta kufizonin në jo më shumë se 2.000 qitjen me predha brenda ditës përgjatë vijës së frontit 1.500 kilometra të gjatë, derisa forcat ruse po shkrepin trefish më shumë.

Më 13 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Syrskiy dhe Umerov “i kanë vizituar të gjitha pikat e nxehta të frontit”.

Më 23 shkurt, Syrskiy dhe Umerov u takuan me një delegacion të senatorëve amerikanë për të biseduar për gjendjen në fushëbetejë dhe për nevojën për më shumë armë dhe municion.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët ta miratojnë një paketë për shpenzime emergjente, e cila do t’i dhuronte Ukrainës 60 miliardë dollarë “para se të bëhet tepër vonë

Ukraina ka thënë se e ka trefishuar prodhimin e armëve vitin e kaluar, pasi synon ta rrisë prodhimin dhe inovacionin e armëve.

Ajo u ka bërë thirrje gjithashtu partnerëve perëndimorë ta rrisin furnizimin me armë dhe fondet, dhe për këtë ka marrë përgjigje pozitive nga Britania e Madhe, Suedia dhe vende të tjera në ditët e fundit.

Megjithatë, Umerov tha më 25 shkurt se gjysma e armëve të dhuruara nga Perëndimi mbërritën me vonesë në Ukrainë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Kërcënoi me thikë kushërirën e tij, arrestohet 34-vjeçari
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të vidhte një kioskë duke thyer xhamat, arrestohet 42-vjeçari në Fier (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT