Arrestohen në flagrancë dy shtetas, teksa njëri prej tyre drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe shtetasi tjetër (pasagjer në këtë mjet) në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Dhimitër Zerellari, 20 vjeç dhe Soleo Lame, 22 vjeç, të dy banues në Çërravë-Pogradec.
Më datë 21.11.2017, shtetasi Dhimitër Zerellari, është kapur nga shërbimet duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa PG2771B pa dokumentacionin përkatës.
Ndërsa shtetasi Soleo Lame ishte pasagjer në këtë mjet, i cili gjithashtu në gjendje të dehur ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale : “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 291 e 236/2 të Kodit Penal.


