• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY SHOFERË PËRFUNDOJNË NË PRANGA NË KORÇË/ Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat
Home
Aktualitet
Kronikë

DY SHOFERË PËRFUNDOJNË NË PRANGA NË KORÇË/ Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat

12 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kanë përfunduar në pranga dy shoferë në qytetin e Korçës pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative. Njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht:

• E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zëmblakut”, ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.

– E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e policisë.

Gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë:

• Janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe një tjetër për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

• Janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.

Policia Rrugore, apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse, si edhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor të evidentuar prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË FUNDJAVË MES GJELBËRIMIT DHE NATYRËS/ Bieta ndan momentet e ëmbla pranë Kroit dhe Albanit (FOTOT)
Previous article "DORËZOHET" TRUMP/ Vendos maskën gjatë një vizite në spital

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT