Gjakmarrja tashmë në vendin tonë është kthyer në një fenomen të dhimshëm i cili i përket një të kaluare, por akoma në këtë periudhë kohore vijon të jetë aktual dhe i përhapur gjërësisht.
2022 ka nisur me dy raste të tilla brenda një muaji në vendin tonë, më i fundit ishte në Shkodër dhe tjetri në Lezhë. Të dyja këto ngjarje kanë tronditur mbarë opininin, sepse në këtë kohë ku funksionin dënimi, gjykata dhe ligji çdo gjë duhet zgjidhur me drejtësi dhe jo me gjakmarrje.
Mbrëmjen e së dielës u ekzekutua 47-vjeçari Prekë Tonaj, në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë, ndërkohë që më herët i kanë vrarë dy vëllezër. Së fundi ai ishte i punësuar në Ujësjellësin e Shkodrës, dhe të paktën sipas kolegëve nuk ka pasur konflite të hapura për shkak të detyrës.
Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për tu larguar ndërsa policia po punon për identifikimin e tij. Prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen për shkak se në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Gjatë periudhës së komunizmit, Nikollë Tonaj u vra në burg teksa në vitin 1996, familja do të merrte hak duke vrarë autorin.
Vite me vonë, në 2011-ën, fisi Tonaj do të përplasej më një fis tjetër po nga Dukagjini, ku mbeti i vrarë edhe Zek Tonaj. Këto vrasje, çojnë prokurorinë e Shkodrës, në dyshime se ekzekutimi i Prek Tonajt mbrëmjen e se dielës, ka ardhur si shkak i gjakmarrjes mes fiseve.
Të hënën është arrestuar 30-vjeçari Eduart Kësolla lindur në Nicaj dhe banues në fshatin Grudë e Re. Nga ana tjetër e tij prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se Kësolla është autor i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barutit të gjetura në duart e tij.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 30 vjeçarit nuk i janë gjetur armë, megjithatë tashmë mbi 30 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje.
Alpenews.al ju rikujton rastin tjetër shumë të rëndë që ndodhi para tre javësh Lezhë, ku një një 17 vjeçar vrau për gjakmarrje.
17 vjeçari, Florian Pervathi nga Manatia e Lezhës vrau me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj. Florian Pervathi ka marrë hak për babanë e tij të vrarë në 2009. Babai i 17-vjeçarit, Gjon Pervathi është ekzekutuar nga vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Prej vitesh Përvathi kishte pasur probleme me familjen Lekgjonaj.
Dy familjet e kishin pushuar si çështje mes tyre, por duket se djali i viktimës, nuk e kishte harruar.
Si ndodhi vrasja e Gjon Pervathit, babait të 17-vjeçarit, Florian Pervathit
Krimi ndodhi në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Laçin duke pasur si viktimë Gjon Pervathit. I biri 14 vjeç dhe një kushëri i tij u plagosën nga autori, ndërsa e shoqja e viktimës u vetëhelmua pasi mësoi atë çka kishte ndodhur. Duke kujtuar se veç të shoqit kishte vdekur dhe i biri i vetëm, 40-vjeçarja Martine Përvathi i dha fund jetës me fostoksinë, duke lënë jetimë brenda ditës 4 fëmijët.




