Mbledhja e rradhës mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet në muajin mars.
Pas takimeve të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, ajo e ardhshmja do të jetë në Shkodër.
Në nëntor të 2018, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.