• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY PROTAGONISTËT/ Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë
Home
Sociale

DY PROTAGONISTËT/ Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë

11 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Mynyr Koni dhe Dhori Kule janë dy protagonistë të patrazuar të arsimit të lartë shqiptar të 15 vjetëve të fundit. I pari rektor i Universitetit të Tiranës, i dyti ish-aleat i Konit dhe ish rektor i të njëtit universit. Sot dekan i fakultetit të ekonomisë.

Gjithashtu, edhe një ish-socialdemokrat i konvertuar në demokrat të flaktë. Pra, një mishmash karrierash, flirtesh politike e akademike dhe mbi të gjitha, një dyshe që sot e përfaqëson më së miri katrahurën e institucioneve që drejtojnë.

Në një kontroll të ministrisë së arsimit në Universitetin e Tiranës, në muajin shkurt-mars të këtij viti, u gjetën shkelje të rënda nga rektori Koni. Raporti që u publikua në media ishte një akuzë e gjatë për Mynyr Konin, por që si shumë herë të tjera më parë, nuk solli asnjë pasojë për të. Ajo që u konstatua, e krahasuar me atë që (s)ndodhi, përbën shpjegimin më klasik të kapjes që oligarkia e arsimit të lartë i ka bërë të gjithë sistemit.

Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Studentët protestojnë, shefat e tyre fshihen. Këtë kanë bërë gjithë jetën, këtë kanë bërë me të gjitha qeveritë.

Nëse qeveria Rama ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me krizën e arsimit të lartë, është që nuk ka goditur fort dhe ndëshkuar rëndë kastën e shpifur të drejtuesve të arsimit të lartë. Një kastë që ka trafikuar pafund interesa financiare, politike e partiake.

Mynyr Koni dhe Dhori Kule duhet të flasin tani! T’u flasin atyre që i kanë pasur në auditore dhe që tani kanë marrë rrugët e Tiranës. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pas u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të arsimit të lartë shqiptar. Të atyre që s’i hyri kurrë gjemb në këmbë!/JAVA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHJETORI I DYTË"/ Florjan Binaj mbështet studentët:Krenar që jetoj në periudhën...(FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Chelsea dhe Bayern në garë për kampionin e botës me vlerë 60 milionerë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT