• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY MUAJ MË PARË I VENDOSËN TRITOL/ Mashtroi qytetarët dhe u vidhte paratë, arrestohet noterja në Tiranë (EMRI)
Home
Breaking News

DY MUAJ MË PARË I VENDOSËN TRITOL/ Mashtroi qytetarët dhe u vidhte paratë, arrestohet noterja në Tiranë (EMRI)

4 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në pranga është vendosur noterja Rezarta Koçi, 40 vjeçe. Ndaj saj rëndojnë akuzat e mashtrimit dhe vjedhjes së qytetarëve duke shpërdoruar detyrën si notere.

Rezarta Koçi është denoncuar nga disa qytetarë për mashtrim. Një qytetare denoncoi në emisionin investigativ “STOP” se ka rënë pre e mashtrimit nga noterja.

Qytetarja Drita Sula tregonte se në Shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi. Kontrata e shit-blerjes u bë tek noterja Rezarta Koçi.

Shuma prej 72 milionë Lekësh që u shit shtëpia kaloi tek llogaria e noteres, sipas ligjit, dhe më pas paratë duhet të kalonin në llogarinë bankare të shitësit brenda 24 orësh.

Por kjo nuk ndodhi. Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet se blerësi i kishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Krahas denoncimeve të qytetarëve, në muajin nëntor 2021, Koccit iu vendos tritol në makinë e cila ishte në formën e paralajmërimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, në rrugën “Osman Myderizi”, poshtë pallatit ku ishte e parkuar makina.

Burime thanë se një sasi që dyshohet të ketë qenë rreth 100 gramë eksploziv, i llojit tritol, ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Edhe dëmtimet makina i ka pasur më të shumta në pjesën e përparme, por fatmirësisht shpërthimi nuk solli lëndime në njerëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Ish banori i "Big Brother VIP": Nëse Donaldi do përdorte çdo gjë që di për Einxhel, do kishim fik TV
Previous article PORTI I DURRËSIT "KAPËRCEN" PANDEMINË/V olumet u rritën gjatë vitit 2021! 12 për qind më shumë...

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT