• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY MUAJ BLLOKIM/ Transporti publik gati për pun. Jo më shumë se 25 veta në autobusë
Home
Sociale

DY MUAJ BLLOKIM/ Transporti publik gati për pun. Jo më shumë se 25 veta në autobusë

21 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej datës 11 mars transporti publik është pezulluar për shkak të pandemisë covid-19. Ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisë puna por operatorët e transportit publik kanë ndërmarrë disa masa për të siguruar distancimin fizik.

“Ne jemi munduar që të bëjmë disa prova tona si operator bazuar në çfarë kanë bërë kolegët tanë në Europë. Kemi bërë disa modele, kemi ardhur në rezultatin që në një autobus nuk mund të qëndrojnë dot më shumë se 25 pasagjerë. Një nga opsionet thelbësore për të ruajtur distancimin social brenda në autobus është mënyra se si ne faturojmë biletën që e kemi me faturino, dhe me faturono është e pamundur që ta ruajmë këtë distancë. Një nga opsionet do të ishte biletimi elektronik por që nuk është diçka që zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër, jemi në pritje”-u shpreh Rixhin Qoshja

Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja, sistemi i biletës elektronike nuk do të sjellë papunësi të faturinove.

“Fakti që do të implementohet bileta elektronike, dua ta theksojë që nuk është asgjë konkrete, nuk do të thotë që këto njerëz të dalin pa punë. Mbase do të integrohen në shërbime të tjera që vijnë si rezultat i implementimit të këtij sistemi”-tha kreu i shoqatës kombëtare të transportit qytetas.

Duke u bazuar në disa prej modeleve që janë aplikuar jashtë vendit, është bërë një organizim në sediljet për pasagjerët, si dhe do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe dorezave. Kjo periudhe ka krijuar vështirësi për transportin urban.

“Nevojë për ndihmë financiare do kemi patjetër, kjo është e sigurt sepse ne nëse rinisim nesër me këtë kapacitet të reduktuar që thamë do të thotë që ne gjenerojmë humbje në çdo ditë të punës, pra nuk flitet për fitim, që do të thotë falimentim. Kjo nuk do të përkthehet në rritje të çmimit të biletave pasi ne presim nga bashkia dhe qeveria për të gjetur zgjidhjen që ky aktivitet të mbijetojë pa rënduar tek qytetarët”-shpjegoi Qoshja

Qoshja shprehet do jetë në dorë të qytetarëve respektimi i masave. Zyrtarisht ende nuk ka një protokoll sigurie, por për operatorët e transportit urban duhet që puna të rinis sa më shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E TEATRIT/ Djali i Naim Frashërit: Isha pro. Babai donte një teatër të ri, gjunjët i kishte copë nga gozhdët
Previous article CILËSOHET SI NJË NGA KRIMET MË TË RËNDA NË BELGJIKË/ Shqiptarja që vrau vogëlushen në park pritet të dalë para gjyqit (EMRI+FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT