Një aksident i rëndë ka ndodhur mbremjen e djeshme në fshatin Arapaj në Fier, ku makina ka përplasur për vdekje dy këmbësorë.
Mësohet se viktimat janë Amarildo dhe Festim Dogani të dy kushërinj me njëri tjetrin (djem xhaxhallarësh.
Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje nga një makinë.
Policia në njoftimin e saj zyrtar bëri me dije se aksidenti fatal kishte ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë nga shoferi 21 vjeçar Amarildo Çalameni, disa herë problematik me policinë rrugore.
AlpeNews.al mëson se Festim Dogani është personi mëposhtë:



