• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY JAVË PAS KRIMIT/ Deklarata e shqiptarit që VRAU babain që abuzonte me të: U rilinda…
Home
Breaking News

DY JAVË PAS KRIMIT/ Deklarata e shqiptarit që VRAU babain që abuzonte me të: U rilinda…

11 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëlla, unë kam rilindur”. Këto ishin fjalët e para që 26-vjeçari shqiptar në Greqi, i tha vëllait të tij kur e vizitoi në burg. Aleksi, i cili ndodhet prapa hekurave pasi vrau babain e tij 70-vjeçar, pati një vizitë nga vëllai dhe motra, që i ka nga ana e babait. Vëllai i vogël zbuloi për mediat greke detaje nga takimi i tij me Aleksin.

“Kur shkova ta takoja në qendrat e paraburgimit, ai më tha “vëlla, unë rilinda”. E kishte seriozisht. Nuk ndjen asnjë keqardhje edhe pse është në burg”, thotë ai, duke konfirmuar se për disa vite me radhë ishte abuzuar nga babai i tij.

26-vjeçari shqiptar ka pranuar vrasjen e babait, duke argumentuar se ishte abuzuar seksualisht kur ishte i vogël. Ndërsa kohët e fundit kishte mësuar se edhe motra dhe vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, janë abuzuar prej këtij të fundit.

Aleksi jetonte në Athinë dhe vitet e fundit ishte rikthyer në Zakyntho për shkak të problemeve financiare. Aty ai mësoi se motra e vëllai ishin abuzuar nga i ati dhe që nga ai moment planifikoi vrasjen e tij.

“Me mua nuk kishte abuzuar seksualisht, ndryshe nga motra ime me të cilën kishte abuzuar dhe çështja tani po ndiqet nga prokurori. Çfarëdo që ka thënë Aleksi janë të vërteta. Babai ishte shumë i dhunshëm. Abuzoi me nënën time. Ajo nuk donte të dilte nga shtëpia. Ai ishte barbar. Por ne nuk mund të flisnim. Na kishte kërcënuar se do të na vriste. Dhuna që ushtronte ndaj nesh ishte një fenomen i përditshëm“, tha vëllai i Aleksit, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe ato që ka deklaruar 26-vjeçari shqiptar.

26-vjeçari Aleks, me origjinë shqiptare, vrau me çifte babain e tij më 27 Maj. Hetuesve u tha se kur ishte në moshë të vogël, i ati kishte abuzuar seksualisht me të. Kurse kohët e fundit kishte mësuar që edhe motra e vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, abuzoheshin seksualisht prej tij.

Aleksi ishte djali i dytë i 70-vjeçarit të ndjerë. Babai ishte martuar tre herë, kurse Aleksi kishte ardhur në jetë nga martesa e dytë. E ëma e Aleksit u divorcua prej tij dhe u martua sërish. Kurse 70-vjeçari u martua për herë të tretë, por pas disa vitesh gruaja i vdiq nga një sëmundje. Nga martesa e tij e tretë, erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë, 7 dhe 9 vjeç, të cilët janë vëllai dhe motra e Aleksit nga ana e babait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Madhështia e MILANIT/ Kuqezinjtë vlejnë më shumë se 1 miliard euro...
Previous article Menaxheri i lojtarit të Real: Napoli do të ishte zgjidhja e duhur

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT