Dy javë nga vaksinimi masiv dhe ky proces po ecën me ritme të shpejta dhe numri i të vaksinuarve dita ditës sa vjen dhe vetëm rritet.
Është zgjeruar kategoria e të vaksiniuarve duke filluar nga të moshuarit +70, policët, gazetarët, farmacistët e deri tek të moshuarit +65 dhe ata +60 me sëmundje kronike.
Gjatë inspektimit të vaksinimit të moshuarve +65 në sheshin Skëndërbej Ministrja Manastiliu dha lajmin se ditën e hënë nis vaksinimi i të moshuarve +60 me sëmundje kronike duke ulur kshu edhe më shumë fashën e të vaksinuarve.
Me uljen e rasteve dhe infektimeve nga COVID-19 Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme ku masat e marra muaj më parë ndryshuan duke u rritur kështu ora policore nga 20:00 në 22:00 -06:00 si dhe do rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe, të cilat do jenë në fuqi brenda dy javëve. (KLIKO)
Ministrja Olgerta gjithashtu u shpreh se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale.
Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.
Disa nga të moshuar shprehen se mezi e prisnin vaksinimin masiv dhe se vaksina është shpresa e tyre për të jetuar më gjatë.
“Kisha qejf ta bëja të them të drejtën sepse njeriu ka qejf me rrojt sa më shumë, ti dalim të keqes përpara”
“Shumë mirë, asnjë gjë nuk pata, as temperaturë asnjë gjë, normale. Dihet që kur bën një vaksinë do të thotë që je më i sigurt”
“Nuk është se e kisha vendosur deri tani por meqë erdhi pjesa e moshës sonë 65 vjeç thashë pse jo mos ta bëj”
“Përderisa e ka bërë shumicë e botës pse mos ta bëjmë dhe ne. Të tëra njëlloj janë vaksinat, pse mos ti bëjmë”
Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria rregjistron 128,155 raste pozitive nga të cilat 28,639 janë ende aktive, ndërsa numri i viktimave është në total, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 97,206.
Alpenews.al