• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“Dy Evropat” dhe “rekordi” i Shqipërisë… jemi vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë
Home
Ekonomi

“Dy Evropat” dhe “rekordi” i Shqipërisë… jemi vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë

8 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Harta për sa i përket konsumit dhe të ardhurave për frymë tregon mjaft qartë ndarjen e Europës në dy fusha kryesore: Gadishulli Iberik me gjithë pjesën qendrore lindore të kontinentit janë ndër rajonet ku konsumohet më pak sesa mesatarja evropiane, ndërsa Evropa Qendrore Perëndimore me Britaninë e Madhe dhe vendet e Veriut janë mbi vlerën mesatare.
Il Sole 24 Ore ka publikuar hartën e të ardhurave për frymë dhe konsumit, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

 

Renditja e konsumit kryesohet nga Norvegjia (133% e mesatares europiane), e ndjekur nga Luksemburg (132) dhe Zvicra (128), siç shihet nga ngyra më e thellë e gjelbër në hartë. Diametralisht të kundërta, të treguara me ngjyrë të ndritshme të kuqe, ju mund të gjeni të gjitha vendet e gadishullit Ballkanik me nivelin më të ulët që e ka Shqipëria (37% e mesatares europiane), pak e distancuar nga Maqedonia dhe Bosnja (nivel mbi 41%).

Rasti i Italisë që përfaqëson pothuajse në mënyrë të përkryer vlerën mesatare europiane (98) është gjithashtu kurioz, siç dëshmohet edhe nga ngjyra afër bardhës, një tregues i qartë viziv i tranzicionit mes dy tendencave të mëparshme të kundërta.

Siç është theksuar në hartë (madhësia e ikonës) dhe tendenca (zbritëse) të kolonave në lidhje me kombe të veçanta në dy harta, sa i përket renditjes Evropiane të prodhimit të brendshëm për frymë, në vend të parë është Luksemburgu (258% e mesatares europiane) me të paktën 75 pikë përqindje diferencë me Irlandën (183) dhe Zvicër (161), të dytë dhe të tretë respektivisht. E fundit sërish Shqipëria.

Edhe në këtë rast, Italia ka një produkt të brendshëm bruto për frymë absolutisht afër mesatares me pjesën tjetër të Europës (97), përfundon artikulli i Il Sole 24 ore.

Shqipëria, jo vetëm e fundit në Europë, por edhe me përkeqësim

Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Të dhënat janë publikuar më herët nga Monitor.

Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane. E parafundit renditet Bosnja, me tre pikë për qind më shumë se Shqipëria, ku të ardhurat për frymë në 2016-n shënuan sa 32 për qind e mesatares së BE-së. Të gjithë vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e të ardhurave për frymë.

Mali i Zi është vendi që ka pasur përmirësimin më të lartë në rajon, nga 41 për qind në 201-n, të ardhurat për frymë i janë afruar mesatares së BE-së me katër pikë përqindje krahasuar me dy vjet më parë.

Përpos të ardhurave për frymë, ka rënë edhe treguesi i Konsumit Aktual Individual.

Konsumin Aktual Individual është tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë. Ky tregues në Shqipëri është më i ulët jo vetëm ndër vendet e BE-së, por edhe në rajon. Në 2015-n ishte sa 38 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa në 2016-n sa 37 për qind, duke pësuar rënie me një pikë përqindje.

Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind.

Vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e Konsumit Aktual Individual, dhe ritmin më të lartë të përmirësimit edhe për këtë tregues e ka Mali i Zi, me një rritje prej 3% krahasuar me një vit më parë. Treguesi për Serbinë dhe Bosnjen ka qenë konstant nga 2014-2016-n. Ndërsa Maqedonia ka pasur një rritje të lehtë prej vetëm një për qind./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duro bën “krasitjet” e rastit, ja Flamurtari i përgatitores turke
Previous article Partizani drejt Antalias, “skarcohen” tre senatorët e kuq

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT