• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY DITË PAS ASAMBLESË/ Edi Rama mbledh Sekretariatin e ri të PS
Home
Ekskluzive

DY DITË PAS ASAMBLESË/ Edi Rama mbledh Sekretariatin e ri të PS

24 July, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryetari i PS Edi Rama nuk ndalet edhe pas 30 Qershorit.

Pas dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të Kryesisë e sëfundi edhe Asamblesë Kombëtare, mësohet se Kryeministri do të mbledhë sekretariatin e sapo riformatuar të Partisë Socialiste. Të enjten, më 25 korrik ora 08.30 në selinë rozë, sekretariati pritet të diskutojë rreth detyrave specifike, fokusit dhe axhendës së punës.

Ndryshimet që u votuan në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të martën e kësaj jave, ishin caktimi i Lindita Nikollës në rolin e sekretares për burimet njerëzore në PS, në vend të Senida Mesit.

Ilir Beqja, do të drejtojë sekretariatin për koordinimin e punës së Këshillave, sipas formulës së re të organizimit të punës në terren nga kupola drejtuese e PS me 3 zona: Veri, Qendër dhe në Jug të Shqipërisë.

Arben Pëllumbi krahas detyrës së sekretarit të organizimit në PS, do të mbulojë edhe koordinimin elektoral të kësaj partie.

Blerina Gjylameti do të drejtojë sekretariatin e organizimit digjital të socialistëve.

Gent Caka do të drejtojë sekretariatin për çështjet rinore.

Ndërsa Alfred Peza krahas sekretariatit për marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile do të mbulojë edhe koordinimin e punës me Forumet Qytetare.

Ndërkohë që opozita e rrugës vijon hallakatjet e saj jashtë sistemit politik të vendit, mazhoranca brenda 3-4 javësh pas 30 qershorit, zhvilloi analizën e punës së drejtuesve të saj për fushatën dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale. Krahas kësaj, bëri edhe organizimin e formatimin e ri të drejtimit politik të punës dhe nisi fushatën për zgjedhjet e reja brenda PS, në të gjitha nivelet e saj.

Përmes 5 etapave kalendarike, PS pritet ta zhvillojë këtë proces deri në fund të këtij viti dhe në janar, gjithçka pritet të kulmojë me Kongresin e janarit 2020. /AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET REVANSHI WILDER-LUIS ORTIZ/ Sfidanti zbulon datën e duelit për titull
Previous article HOROSKOPI, E ENJTE 25 KORRIK/ Surpriza për shenjën e zjarrit sot! Partneri...

F.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT