• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DW ZBARDH PRAPASKENAT/ Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi, ja kur pritet të mbahet takimi
Home
Nderkombetare

DW ZBARDH PRAPASKENAT/ Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi, ja kur pritet të mbahet takimi

24 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Prishtinës.

Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron për ta mbajtur nën udhëheqjen e BE dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Takim në korrik në Paris

Pra, sipas burimeve të DW, ftesë do t’u bëhet ndër te tjera si kryeministrit Hoti ashtu edhe presidentit Thaçi, dhe homologëve të tyre serbë. Takimi i nivelit të lartë do të jetë real, jo virtual. Dhe pritet të bëhet qysh në javën e dytë të korrikut. Kjo konferencë qe planifikuar të bëhej qysh një vit më parë, po në korrik, kur e Ngarkuara e Komisionit të BE-për Politikën e Jashtme ishte Federica Mogherini. Tani kemi një komision të ri, dhe një të ngarkuar të ri për bisedimet, pra, Miroslav Lajçak, i cili gëzon besimin e plotë si të Francës ashtu edhe të Berlinit.

Marrëveshje e re mbi një projekt të vjetër

Edhe nesër pritet të ketë një takim mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Mund të duket si garë mes Lajçakut dhe Grenellit. Por vëzhguesit në Gjermani janë të bindur se kjo garë ka të bëjë më tepër me shpejtësinë e bisedimeve sesa me përmbajtjen. Burime diplomatike nga Berlini presin që edhe ky takim të përfundojë si ato të mëparshmit, me një “letër” të re “of intend”, këtë radhë për një projekt të vjetër: Mini-Schengenin.

Por pyetja që shtrohet është se përse nxiton presidenti amerikan të merret me këtë? Në një koment në Frankfurter Allgemeine Zeitung, korrespondenti i kësaj gazete për Ballkanin, Michael Martens, shpreh shqetësimin se presidenti amerikan Donald Trump mund ta përdorë këtë zgjidhje në kuadër të bisedimeve në Uashington, të cilat ai i paraqet si “bisedime për paqen”, si justifikim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

BE nuk bën dot pa SHBA

Në qarqet qeveritare dhe diplomatike nga Berlini ky nuk është një skenar i dëshiruar. Edhe, pse nga njëra anë, ndoshta largimi i SHBA nga BE-ja mund t’i sillte qetësi Brukselit që të merrej më qetë me dy vendet, që dëshiron t’i anëtarësojë në BE. Por nga ana tjetër, edhe Berlini, edhe Parisi e dinë shumë mirë, se pa SHBA-të ata nuk duan, dhe nuk mund të arrijnë kurrë një paqe të qëndrueshme në rajon. Prandaj edhe takimi i nesërm në Bruksel dhe i, pas gjase, 10 korrikut në Paris pritet të jetë më tepër për të mbështetur procesin afatgjatë të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes dy vendeve, konflikti mes të cilave ekziston prej më shumë se 100 vjet-ësh./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I DASH/ Shqipëria, aleate kundër terrorizmit! E pastroi sistemin nga 800 gjyqtarë e prokurorë
Previous article TEUTA ME 10 LOJTARË/ Pas shumë përpjekjesh, Kapiteni Arapi zhbllokon sfidën ndaj "Shkodranëve" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT