• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DW/ Protestat në SHBA: “Njerëzit ndjehen të pashpresë dhe të pafuqishëm”
Home
Nderkombetare

DW/ Protestat në SHBA: “Njerëzit ndjehen të pashpresë dhe të pafuqishëm”

2 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Trazirat pas vrasjes së një afro-amerikani tjetër nga një oficer policie janë rezultat i padrejtësive më të gjera në Shtetet e Bashkuara. Për ta rregulluar këtë, nuk duhet të ndryshosh vetëm sjelljen e policisë.

Protestat para Shtëpisë së Bardhë vazhduan deri vonë, të dielën në mbrëmje. Pati përsëri përleshje me policinë. Demonstruesit brohorisnin “Jo paqe pa drejtësi”. Në ditët e mëparshme, qindra demonstrues u zhvendosën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër dhunës policore dhe racizmit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tani janë mobilizuar 5.000 anëtarë të Gardës Kombëtare për ta vënë situatën nën kontroll. Përveç kryeqytetit, Uashingtonit, ushtarët janë vendosur në më shumë se një dyzinë shtete.

Protestat në Uashington ishin pjesë e protestave mbarëkombëtare, që shpërthyen në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd. 46-vjeçari afro-amerikan vdiq në 25 maj pasi një polic i vuri gjurin në fyt për më shumë se tetë minuta e duke injoruar thirrjet e tij “Nuk po marr dot frymë!”. Arsyeja e ndërhyrjes së policisë: Floyd dëshironte të paguante në një supermarket me një kartëmonedhë 20 dollarshe të dyshuar si të falsifikuar.

Operacioni policor kundër George Floyd

Vdekja e Floyd kujton rastin Eric Garner. Afro-amerikani vdiq në dhjetor 2014 pasi një oficer policie e mbërtheu nga pas në fyt, kur e arrestoi. Para se të vdiste i shtrirë në dysheme, Garneri gjithashtu kishte thirrur në mënyrë të dëshpëruar “Nuk mund të marr frymë!” Këto raste janë vetëm dy shembuj në një listë të gjatë amerikanësh të zinj të paarmatosur, të vrarë nga policë të bardhë.

“Po të heshtim bëhemi bashkëpunëtorë”

“Forca shtytëse e protestave është zhgënjimi i njerëzve”, thotë Dr. Bryant Marks, profesor i psikologjisë në Universitetin tradicional afrikano-amerikan Morehouse College, të cilin e ndoqi edhe Martin Luther King. “Ata ndjehen të pashpresë dhe të pafuqishëm. Dhe shumë oficerë policie dhe anëtarë të tjerë të shoqërisë sonë nuk e kuptojnë këtë.”

Marks i tha DW edhe se Presidenti i SHBA Donald Trump nuk po kontribuon në shtimin e mirëkuptimit midis afroamerikanëve dhe policisë. Trumpi i përshkroi pjesëmarrësit e trazirave si “banditë”, një term poshtërues për gangsterët, që përdoret pothuajse ekskluzivisht për të zinjtë. Presidenti vërtet i shprehu ngushëllimet e solidaritetin familjes së Floydit, por Marksi e konsideron këtë gjest jo bindës. Fjalë dhembshurie nga Presidenti i dëgjon vetëm kur ai i lexon ato, thotë profesori i psikologjisë. “Kur ai flet lirshëm ose në tweeter-at e tij, mund të shihet uni i vërtetë i tij.”

Trumpin e kritikojnë nga shumë anë. Me sjelljen e tij ai i jep oksigjen fanatizmit, shkroi në Twitter kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden. “Po të qëndrojmë të heshtur, ne bëhemi bashkëfajtorë që këto cikle dhune të vazhdojnë,” tha Biden në një tjetër twitter.

Paragjykime jo vetëm te oficerët e policisë

Të zinjtë nuk kanë pozicion më të dobët se të bardhët në Shtetet e Bashkuara vetëm kur bëhet fjalë për statistikat e brutalitetit të policisë. Mesatarisht, ata kanë edhe më shumë probleme shëndetësore dhe më pak qasje në kujdesin e mirë mjekësor. Një pasojë: në pandeminë e Corona-s, nga virusi kanë vdekur më shumë afro-amerikanë se persona të bardhë – rreth 23 përqind e të gjitha vdekjeve janë të zinj, në një kohë kur afro-amerikanët përbëjnë vetëm rreth 13 përqind të popullsisë amerikane.

A është e mundur që demonstruesit, të cilët kanë dalë tani në rrugë kundër racizmit të ndryshojnë padrejtësitë shekullore në vendin e tyre? Marksi beson se është e mundur nëse protestat vazhdojnë për një kohë dhe po të mbetet tema në media, nëse propozimet për ligje për sjelljen e policisë dhe kontrollet e policisë në disa shtete të jenë në votim në zgjedhjet e nëntorit. Por ai gjithashtu thotë se nuk mjafton që policët t’u përmbahen rregullave më të rrepta dhe të kalojnë në masa trajnimi. Paragjykimet ndaj të rinjve afro-amerikanë në veçanti janë të përhapura në të gjithë vendin. “Po të duam vërtet ta vëmë nën kontroll këtë situatë,” thotë Marks, “duhet të ndryshojë e gjithë shoqëria”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHFRENON FANTAZINË/ Ylli Rakipi: Luli është aksident në politik! Marrëveshja me Ramën i duhet për të mbyllur PD
Previous article RRËFIMI SHOKUES I 15 VJEÇARES QË TRONDITI SHQIPËRINË/ Si nisi gjithçka, roja i shkollës ka kapur edhe vajza të tjera

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT