• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DW”: Financime ruse për partinë e Salvinit?
Home
Nderkombetare

“DW”: Financime ruse për partinë e Salvinit?

12 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Prokuroria në Milano ka udhëzuar hetime lidhur me pagesat eventuale nga Rusia për partinë e ekstremit të djathtë Lega. Këtë e njofton agjencia e lajmeve ANSA. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse hetimet kanë nisur tani apo prej kohësh. Lidhur me këtë pyetje deri tani nuk ka qenë i mundur kontakti me prokurorinë.

Të mërkurën (10.07) revista online “Buzzfeed” informon, se i ka rënë në dorë një regjistrim audio, ku konfirmohet një takim i një ish-zëdhënësi të ministrit të Brendshëm të partisë Lega Matteo Salvini me një politikan të afërt me Kremlinin. Në këtë bisede bëhet fjalë, se si Lega para zgjedhjeve për Parlamentin Europian mund të marrë para prej Rusisë. Sipas “Buzzfeed” takimi është zhvilluar në tetor 2018 gjatë një vizite të ministrit të Brendshëm italian.

Gjatë takimit në hotelin Metropol në Moskë gjashtëmuaj para zgjedhjeve europiane është folur për një biznes të madh nafte: Një firmë ruse e naftës, sipas bisedës, do të shiste naftë në vlerën 1,5 miliardë dollarë (rreth 1,3 miliardë Euro) tek gjiganti italian i naftës Eni. Në këmbim paratë në vlerë milionash do të derdheshin për Legan radikale të djathtë të Salvinit.

“Buzzfeed” e konsideron këtë takim si një dëshmi të re për marrëveshjet e fshehta mes Moskës dhe partive populiste të djathta në Europë. “Qëllimi në dukje ishte një biznes nafte, por në thelb synohej minimi i demokracisë liberale dhe konstruimi i një Europe nacionaliste në aleancë me Moskën”, shkruan faqja e internetit lidhur me takimin e gjashtë përfaqësuesve italianë dhe rusë.

Çështje të hapura 

Nëse është zbatuar marrëveshja e arritur gjatë takimit dhe nëse partia e Salvinit ka marrë ndihma financiare nga Rusia, kjo sipas “BuzzFeed” është e paqartë. Në shkurt revista investigative italiane “L’Espresso” pati raportuar për bisedime të fshehta duke përmendur gjithashtu anëtarin e Legas Gianluca Savoini. Savoini vjeshtën e vitit të kaluar pati shoqëruar Salvinin në Moskë.

“Asnjëherë nuk kam pranuar asnjë litër Vodka”

Salvini deklaroi të mërkurën (10.07), se për shkak të këtij artikulli do të ngrejë padi. “Unë asnjëherë nuk kam marrë as një rubël, euro apo dollar madje as një litër Vodka prej Rusisë”, deklaroi ai. “Në të shkuarën kam ngritur padi, do ta bëj këtë edhe tani: sot, nesër e pasnesër.”

Prej kohësh është krijuar përshtypja, se politika ruse mbështet nacionalistët pro-rusë në Europë. (Deutsche Welle).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKOHET NË MESIN E 4 MË TË MIRAVE/ Distria Krasniqi, xhudistja e tretë që kalon në gjysmëfinale
Previous article ZYRTARE/ Griezmann është lojtar i Barcelonës, ja kur do të prezantohet

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT