• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DURRËSI I VESHUR ME TË ZEZA/ Përcillen në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala, Rama i përlotur
Home
Breaking News

DURRËSI I VESHUR ME TË ZEZA/ Përcillen në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala, Rama i përlotur

30 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

I veshur me të zeza. Kështu i përcjell sot Durrësi viktimat e tragjedisë së tërmetit katastrofik që tronditi vendin mëngjesin e së martës së 26 nëntorit. Njerëz me të zeza, makina të zeza për t’i bërë nderimet e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala që nuk i mbajti dot toka dhe gjetën vdekjen nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës në Durrës. Dhimbja i kalon kufijtë për të afërmit e tyre por edhe për çdo shqiptar që këto ditë jetoi çdo minutë me ankthin e tyre. Tetë arkëmorte do të dalin sot para syve të të afërmve e qytetarëve të Durrësit për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi do kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht.

Durres

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.

Në homazhet që po zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Durrës është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, që i shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi është parë të fshijë lotët teksa kalonte para turmës së veshur me të zeza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI ME TY SHQIPËRI"/ Aktori turk kujton tmerrin e tërmetit në Turqi dhe ngushëllon në shqip të gjithë shqiptarët
Previous article "PAS KËRKIM SHPËTIMIT NË TERREN, NIS PUNA PËR..."/ Ministria e Mbrojtjes: Në Mira Mare nuk është gjetur asnjë trup

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT