Replika të forta në sallën e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Dule: Një miku im gazetar i spikatur më kishte thënë për ty, ai është njeri ui zymtë dhe mbajeni mend se do të mbjellë zymtësi, politike, institucionale, por ky njeri nuk ishte vetëm i zymtë, ky solli kanabizimin, krimin, e bëri një qeverisjen dhe kriminalizimin, dhe kanabizimin dhe ju kryetar dëshiroj tu bëjë propozim kur në një foltore parlamenti përdoret gjuha e urrejtjes ndërpritet fjala
Ruci: Abuzove me poprocedurën
Rama: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, nuk di ku zotrore Vangjeli i dëgjove fjalët raciste, gjuhën e urrejtjes, unë fola për një cështje që është e këtij vendi dhe lidhet me aspiratat tona sot, as shava kënd, si bëtë të dy ju këtu. Mbase si minoritar të takonte të pyesje qirje Saliun se c’kishte më të folurën greqisht timen dhe jo mua, ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe fat kush e di, dhe jo ta përdori si qirje Saliu, ti minoritetin e përdor si biznes.
Tani qirje Saliu fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës, kopshtin, ndërtesën e re të bashkisë së Himarës, dhe përfundimin e projektit të bashkisë së Himarës.
I ngatërrove dy gjëra. Unë nuk vij këtu (sali) me librin tënd të shtëpisë.
E dyta qirje Saliu Shqipëria është nën akuzë nga fqinjët për shkleje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty dhe që të takonte ty është që kur të vije këtu të mos flasësh nga havaja por si ish kryeministër i Shqipërisë.
Sa per zymtesine time, tjeter hesapi, ja shiko Saliun dhe ndricohu, por vetem ver krem se mos nxihesh.