• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUKET SIKUR ËSHTË SHTATZËNË/ Njihuni me ish-llogaritarin që ka veshka në madhësi rekord
Home
Jetë

DUKET SIKUR ËSHTË SHTATZËNË/ Njihuni me ish-llogaritarin që ka veshka në madhësi rekord

18 June, 2021 s.autor Jetë

Një 54-vjeçar po përgatitet të heqë të dy veshkat e tij pasi ato j rriten në një madhësi potencialisht “rekord”.

Warren Higgs, nga Windsor, vuan nga sëmundja e veshkave policistike (PKD) që shkakton te veshkat zhvillimin e qeseve të vogla të mbushura me lëng, të quajtur cista.

Ai tha se veshkat e tij ishin rritur aq shumë sa mund ta vrisnin.

Higgs ka folur për gjendjen e tij në një përpjekje për të mbledhur fonde për një biçikletë me tri rrota elektrike të shtrirë, të cilën do ta përdorë pasi ti nënshtrohet operacionit.

Një sëmundje të cilën e ka trashëguar, Higgs i dha shenjat e para kur ai ishte 35 vjeç, duke i shkaktuar një aneurizëm që çoi në një goditje dobësuese dhe i paralizoi anën e tij të djathtë.

Por pesë vjet më parë veshkat e tij filluan të rriten, duke u bërë pesë herë më të mëdha se sa duhej të ishin, sipas mjekëve të tij.

‘Rriten vazhdimisht’

Ish-llogaritari thotë se veshkat e tij janë ekstreme të mëdha dhe rriten vazhdimisht.

“Duke marrë parasysh se veshkat normale janë në madhësinë e një grushti, të miat janë masive. Ato po më shtypin mushkëritë, stomakun dhe tani po më dërmojnë dhe zemrën. Është e tmerrshme sepse nuk mund të lëviz. Nuk mund të marr frymë. Thjesht nuk mund të bësh asgjë”.

Skanimi i fundit tregoi që veshka e tij e majtë ishte në përmasat 42cm me 27cm dhe veshka e tij e djathtë potencialisht ka thyer rekordin, 49cm me 28cm.

Ai tha se mjekët besojnë se veshkat e tij mund të peshojnë tre herë më shumë sesa një veshkë që besohet se aktualisht është më e rënda në botë, veshka 7.4 kg e hequr në Indi.

Higgs do ti nënshtrohet një operacioni “shpëtues” muajin e ardhshëm për të hequr plotësisht të dy veshkat, dhe për vijuar më pas jetën me dializë.

“Nuk është një rekord me të cilin dëshiron të jetosh, më besoni është i tmerrshëm. PKD më ka marrë fjalë për fjalë të gjithë jetën.”

Ai shpreson që me mbledhjen e fondeve do të mund të sigurojë para të mjaftueshme për të blerë një biçikletë elektrike të shtrirë, për të përmirësuar gjendjen e tij fizike pas operacionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 3700 ANKESA PËR GJYQTARË E PROKURORË/ ILD: Kemi shqyrtuar 1 mijë deri më sot
Previous article MBAHET SAMITI I BALLKANIT PERËNDIMOR/ Kurti në tryezë me Brnabiç, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT