• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHETI T’I DINI PATJETËR/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës
Home
Shëndet

DUHETI T’I DINI PATJETËR/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

21 June, 2024 s.autor Shëndet

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

Ishemia dhe migrena

Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org femrat nga 35 deri në 45 vjeç që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia.

Problemet me zemrën

Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët.

Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë.

AgroWeb.org kueshillon që njerëzit që vuajnë nga migrena por edhe kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes me medikamentet.

Disa prej tyre ngushtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë stres në zemër.

Fibromialgia- Çrregullimi i indeve të buta

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i indeve të buta përjetojnë dhimbje të forta të migrenës.

Kjo për shkencëtarët është e paqartë, ndonëse të dyja këto probleme kanë të njëjtët shkaktarë.

Depresioni

Migrena godet më shumë njerëzit që kanë çrregullime bipolare dhe depresion.

Përpos kësaj, sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës aq më i madh është rreziku i depresionit.

Mjekët rekomandojnë ecje në ambiente të jashtme për 20 minuta dhe gjumë të qetë për të shmangur migrenën dhe episodet depresive.

Ankthi

50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kronike përballen edhe me ankthin.

Migrena kronike shoqërohet me 15 episode dhimbjeje në muaj.

Ankthi është simptomë shoqëruese e saj.

Paraliza faciale

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga paraliza faciale.

Kjo paralizë prek nervat që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe të fytyrës.

Mjekët janë ende të paqartë për lidhjen mes të dyja sëmundjeve, por mendojnë që pikënisja qëndron tek inflamacioni dhe qarkullimi i keq i gjakut.

Sëmundja e parkinsonit

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org rezulton se problemet me dopaminën – transmetues nervor- janë një nga shkaktarët e migrenës.

Sipas tyre të njëjtat probleme shfaqen edhe tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Rrjedhimisht ata dyshojnë për një lidhje mes të dyja sëmundjeve.

Epilepsia

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë dyfish më të rrezikuar nga epilepsia.

Njerëzit që vuajnë nga epilepsia janë dy herë më të prirur të vuajnë edhe nga migrena./AgroWeb.org/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITET SHTËPIA E ERMAL METËS/ Reagimi epik i këngëtarit: Njoftim për hajdutët që thyen derën time…
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI/ Ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare. Rëndë dy pasagjeret tjera

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT