• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Duhet ti lexoni patjetër, ja fjalimet më të bukura dhe më frymëzuese në histori
Home
Nderkombetare

Duhet ti lexoni patjetër, ja fjalimet më të bukura dhe më frymëzuese në histori

22 February, 2018 Q.Autor Botë, Nderkombetare

Mendje të ndritura ka pasur dhe do të ketë përherë, por të gjithë duhet të pranojmë se janë të paktë ata që kanë një mendje të ndritur dhe njëkohësisht i kanë aftësitë e duhura për të mbajtur fjalime mbresëlënëse përpara një publiku të gjerë. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa pjesë nga fjalimet më të bukura në histori.

Jimmy Reid – Glasgow University (1971)

“Refuzoni presionet e fshehta në shoqëri, që do topisin mundësitë tuaja për çfarëdo që ndodh rreth jush, që do shkaktojnë heshtje përpara padrejtësisë, që të mos vini në rrezik mundësitë tuaja të promovimit dhe të përparimit. Kështu nis dhe para se ju ta mësoni ku jeni, do jeni bërë një anëtar i paguar i kutisë së minjve. Çmimi është shumë i lartë. Ai përfshin humbjen e dinjitetit dhe shpirtit të njeriut.”

John F. Kennedy – American University (1963)

“[Masefield] nuk u referohet ndërtesave apo kampuseve. Ai admiroi bukurinë e mrekullueshme të një universiteti, sepse ai ishte, tha ai, një vend ku ata që e urrejnë injorancën mund të rropaten për të ditur; ku ata që perceptojnë të vërtetën mund të përpiqen që ta shohin të tjerët. Prandaj unë kam zgjedhur këtë herë të diskutoj një temë mbi të cilën shumë shpesh injoranca mbizotëron dhe e vërteta shumë rrallë perceptohet. Dhe kjo është tema më e rëndësishme mbi tokë: paqja.”

Steve Jobs – Stanford University (2005)

“Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në qiell nuk duan të shkojnë atje. Por përsëri vdekja është destinacioni që ne ndajmë të gjithë. Askush nuk i ka ikur asaj. Dhe kështu duhet të jetë, sepse Vdekja ka shumë mundësi të jetë shpikja e vetme më e mirë e Jetës. Ajo është agjentja e ndryshimit të jetës. Ajo largon të vjetrit për t’u hapur rrugë të rinjve. Tani të rinjtë jeni ju, por një ditë ju do bëheni të vjetrit që duhet të hapni rrugën. Më falni që jam kaq dramatik, por është plotësisht e vërtetë.”

Neil Gaiman – University of Arts (2012)

“Në qoftë se nuk mund të jesh i zgjuar, pretendo sikur je i zgjuar dhe pastaj vepro si ata”. Kur gjërat të bëhen të vështira, bëj art të mirë.”

Toni Morrison – Wellesley College (2004)

“Për sa i përket të ardhmes, unë do e kisha lënë timen në një tavolinë në një formë të tillë ‘e ardhmja është e jotja për ta marrë’. Ose që ajo është ‘çfarëdo që ti do e bësh atë’. Por fakti është që ajo nuk është jotja për ta marrë. Dhe nuk është as ajo që ti do e bësh. E ardhmja është gjithashtu çfarë të tjerët do e bëjnë atë, si njerëzit e tjerë do marrin pjesë në të dhe do ndikojnë përvojën tënde.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mban gjithmonë shqiponjën në qafë, kush është shqiptari që do të përformojë krah Eminem
Previous article Xheni na HABITI duke u bërë NUSE, por as nuk na shkoi në mendje DHËNDRI (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT