• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET T’I LËSHOJË TERRITORE RUSISË”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit
Home
Botë

“DUHET T’I LËSHOJË TERRITORE RUSISË”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

19 November, 2025 s.autor Botë

Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar Volodymyr Zelenskyn se Kievi do të duhet të pranojë një plan të ri të hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Plani, i raportuar nga disa media ndërkombëtare, përbëhet nga 28 pika.

Disa prej tyre janë:

– Dhënia e kontrollit të plotë të Donbasit Rusisë;

– ngrirja e vijave aktuale të frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia;

– një lloj “garancie sigurie” nga vendet e NATO-s për të penguar sulmet e ardhshme nga Moska;

– njohja amerikane e Krimesë dhe Donbasit si territore ruse;

përgjysmimi i forcave të armatosura ukrainase dhe heqja dorë e Kievit nga armët me rreze të gjatë veprimi;

– njohja e rusishtes si gjuhë zyrtare shtetërore në Ukrainë dhe statusi zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse.

Menjëherë pas publikimit të këtij plani ka reaguar Moska, duke njoftuar se “është e gatshme për bisedime mbi zgjidhjen ukrainase dhe se pauza në procesin negociues u shkaktua nga Kievi”.

Mediat ukrainase njoftuan se Zelensky është i pakënaqur me këtë plan dhe përveç vendeve të Perëndimit, i ka kërkuar edhe Erdoganit ndihmë që amerikanët të ndryshojnë disa nga propozimet.

Ndërkaq, të mërkurën të paktën 25 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e reja ruse me dronë dhe raketa në qytetin e Ternopilit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI ISHTE MIK I ISH-PRESIDENTIT BILL CLINTON"/ Trump nënshkruan ligjin për hapjen e dosjes së Jeffrey Epstein
Previous article ZGJEDHJET E REJA NË KOSOVË/ Zbulohet lëvizja e fundit e Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT