• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET T’I KONSUMONI/ Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave
Home
Shëndet

DUHET T’I KONSUMONI/ Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave

5 February, 2024 s.autor Shëndet

Thjerëzat janë bishtajore me kokërra të imëta por me vlera dhe ushqyes të një niveli të lartë. Ato kombinohen mjaft mirë në supa, gatime dhe receta të ndryshme shqiptare. Forma e thjerëzave është si ajo e fasuleve por në miniaturë. Disa lloje thjerëzash kanë formë ovale ndërsa disa të tjerat janë më të sheshta.

Thjerëzat kanë nivel të lartë proteinash dhe fibre. Ato gatuhen më shpejt se fasulet sepse janë më të imëta. Në aspektin historik, thjerëzat njihen si bishtajoret më të lashta të rritura në Lindjen e Mesme.

Shqipëria është një prodhues ideal i bishtajoreve dhe shquhet për prodhimin e fasuleve të tipeve dhe ngjyrave të ndryshme. Por thjerëzat thjesht mungojnë në kultivimin vendas. Ndërkohë që cilësia e tokës dhe kushtet e motit janë krejt të favorshme për kultivimin e thjerëzave, ende investimet në kultivimin e këtyre bishtajoreve nuk kanë nisur.

Në tregjet e huaja, çmimi i thjerëzave është edhe më i shtrenjtë se i fasuleve dhe tokat shqiptare kanë potencial të sigurtë për t’i shtuar thjerëzat në katalogun e produkteve të kultivuara.

Në botë njihen tre lloje të thjerëzave: jeshile, të kuqe dhe kafe. Thjerëzat kafe janë më të përhapurat nëpër raftet e supermarketeve. Këto thjerëza veçanërisht ato të varietetit spanjoll kanë nuancë të theksuar të jeshiles.

Varieteti francez është ai i thjerëzave jeshile të errët dhe me shkëlqim. Shija e tyre është më e fortë se sa thjerëza kafe. Për më tepër, çmimi i tyre është më i lartë se çdo varietet tjetër.

Thjerëzat e kuqe kanë vetëm emrin të tillë, sepse ngjyra e tyre e vërtetë është portokallia. Këto thjerëza janë më të rrallat dhe importohen nga tregjet aziatike. Edhe këto thjerëza kanë disa varitete që klasifikohen kryesisht në bazë të ngjyrës: e kuqe e ndezur, e artë dhe e verdhë e ndezur.

Ad
Unmute
Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!
Outbyte Driver Updater
This mineral will melt your belly fat fast
well-being-review DietDrops
Sponsored Links
Farat e thjerëzave kanë gjithashtu ngjyra të ndryshme. Thjerëzat mund të shiten të plota ose të ndara. Ato mund t’i bleni edhe të konservuara. Kur thjerëzat e kuqe gatuhen për shumë kohë, ato copëtohen dhe shpërbëhen. Për këtë arsye, thjerëzat e kuqe janë shumë të mira për të trashur lëngun në gatimet tuaja.

Thjerëzat jeshile janë më të përmbajtura në gatim. Ato e ruajnë formën e tyre gjatë gjithë kohës, ndonëse marrin nuancën e ngjyrës kafe dhe lëshojnë një aromë më të fortë.

Të gjitha thjerëzat në përgjithësi kanë një jetëgjatësi më të madhe kur ruhen në një vend të thatë, por kini parasysh që ngjyra e tyre zbehet me kalimin e kohës. Thjerëzat e gatuara mund të ruhen në frigorifer deri në gjashtë muaj.

Për ta përmbledhur
Thjerëzat jeshile i gjejmë në dy varietete ndërsa të kuqet në më shumë syresh. Thjerëzat jeshile kanë një aromë më të fortë tokësore se sa të kuqet. Gjatë gatimit, thjerëzat jeshile ruajnë formën dhe shijen, ndërsa të kuqet kanë tendencën të shpërbëhen gjatë një periudhe të gjatë gatimi. Thjerëzat jeshile kushtojnë më shumë se ato të kuqe./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËJMË PUTHJEN E FLUTURËS?" Momenti kur Heidi refuzon Romeon!
Previous article TRAGJEDIA E LEONARD FARRUKUT/ Muzikantit të talentuar shqiptar që vrau veten në "hotelin anije"

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT