• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET T’I HIDHNI NJË SY/ Pesë arsye pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj
Home
Shëndet

DUHET T’I HIDHNI NJË SY/ Pesë arsye pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj

6 June, 2025 s.autor Shëndet

Në shumicën e rasteve, dietat nuk janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë. Në një hulumtim ku AgroWeb.org u bazua, studiuesit argumentuan se dieta në fakt çon në shtim të peshës.

Ekspertët thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumica e dietave.

Ato shërbejnë për të arritur një sukses afatshkurtër dhe nuk fokusohen në transformimin e zakoneve të këqija dhe stilit të jetesës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 arsyet se përse dieta mund të mos funksionojë dhe çfarë mund të bëni.

Shumica e dietave dështojnë

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh.

Së pari, ato inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga gjithçka, në mënyrë të menjëhershme.

Kjo është problematike, pasi varësitë nuk kurohen brenda natës.

Njerëzit ndihen të privuar dhe të frustruar, gjë që i bën ata të dorëzohen.

Kështu shumica kthehet në zgjedhjet e mëparshme, duke ngrënë më shumë sesa para fillimit të dietës.

Në vend që të kufizoni veten, ekspertët sugjerojnë të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të stërviteni dhe të rrisni konsumin e ujit.

Kështu ju ushqeni dhe përgatitni trupin tuaj për të hequr kilogramët e tepërt.

Artritet e shpinës dhe qafës tek të rinjtë, a ndikojnë faktorët ambiental ose ushqimor? Flet reumatologu…
Dieta mund të çojë në çrregullime në të ngrënë

Për shkak se kultura jonë ka vendosur standarde bukurie, shumë njerëz kërkojnë të humbasin peshë shpejt.

Një dietë nuk promovon të ushqyerit në një mënyrë që balancon urinë, kënaqësinë dhe ngopjen, mund të shkaktojë një sjellje që injoron sinjalet e trupit dhe krijon çrregullime në të ngrënë.

Duke respektuar sinjalet e trupit tuaj, ju mund të kuptoni më mirë se për çfarë keni nevojë dhe çfarë jo.

Dietat nuk marrin parasysh trupat e ndryshëm

Edhe pse dy njerëz mund të ndjekin të njëjtën dietë, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë shumë.

Dieta të caktuara mund të përkeqësojnë më tej disa probleme shëndetësore individuale.

Dieta e vë fokusin te ushqimi dhe asgjë tjetër

Edhe pse ajo që hamë ka ndikim tek pesha, dietat anashkalojnë edhe faktorë të tjerë si stërvitja, gjumi cilësor dhe shëndeti mendor.

Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe ndikojnë në peshën tuaj.

Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
Dietat mund t’ju izolojnë nga shoqëria

Ndonjëherë kur ndiqni një dietë është tepër e vështirë të hani një vakt me miqtë.

Sepse mund t’ju duhet të tërhiqni mënjanë kamerierin për të shpjeguar se çfarë mund të hani dhe çfarë jo.

Shumë njerëz priren të izolohen, nga frika se miqtë e tyre do t’i gjykojnë ose do të mërziten me kufizimet e tyre. Shumë shpejt, kjo mund të çojë në depresion.

Të ushqehesh shëndetshëm është të zgjedhësh një stil të jetese të shëndetshme dhe jo një dietë./AgroWeb.org/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Tre shqiptarë grabisin farmacinë, aksidentohen me policin dhe NDËRROJNË JETË të katërt…
Previous article PAMJET/ Teleskopi kap për herë të parë vija magnetike ultra të holla në sipërfaqen e Diellit

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT