• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET TA DINI KËTË RRETH BROKOLIT/ Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar
Home
Shëndet

DUHET TA DINI KËTË RRETH BROKOLIT/ Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar

16 March, 2021 s.autor Shëndet

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin. Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit.

Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin. Rekomandimi i shumë dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak. Në rastin e fundit, lulet e brokolit pastrohen mirë, ndahen në pjesëza të vogla, marinohen me vaj ulliri, kripë e lëng limoni dhe konsumohen në formën e sallatës. Në këtë rast bëni kujdes që të konsumoni jo sasi të mëdha të tyre veçanërisht për personat që kanë probleme me stomakun dhe tretjen.

Vlerat që përfiton organizmi
Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije. Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit.

Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine. Ju tregojmë se tek brokoli gjeni edhe luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm.

Imunitet i fortë, shëndet i fortë
Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat. Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substanca si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.

Për më tepër, brokoli përmban isothiocinates që mbajnë nën kontroll proçesin e detoksifikimit në nivel gjenetik. Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën.

Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut. Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT KUVEND/ Në rend dite dekreti i presidentit për karrierën ushtarake dhe projektligji për...
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA SPITALI RAJONAL I VLORËS/ Rama me këtë VIDEO na tregon transformimin e shëndetësisë dhe uron ditë të mbarë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT