• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET NË VIJËN E PARË, ËSHTË STRATEG”/ Veliaj flet për kandidimin e Endri Fugës në Këshillin Bashkiak
Home
Politikë

“DUHET NË VIJËN E PARË, ËSHTË STRATEG”/ Veliaj flet për kandidimin e Endri Fugës në Këshillin Bashkiak

28 March, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Teksa zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, Partia Socialiste ka nisur punën nga fushata.

Ditën e djeshme PS ka publikuar emrat e kandidatëve për këshillat bashkiakë.

Tek lista e fundit, ka tërhequr vëmendje një emër për Bashkinë Tiranë, pikërisht ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

Pas shumë vitesh nën hije, duket se Fuga tashmë ka dalë në “vijën e parë” politike.

I ftuar në emisionin “zona Zero” në Top News, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Fuga do japë kontributin e tij si një zë i fortë, në mënyrë që publikut t’i komunikohen dhe vendimet e vështira që bashkia duhet të marrë sa më mirë.

Ai e konsideroi një zë të pjekur, e po ashtu një “strateg të komunikim”.

“Shumë njerëz nuk e dinë por shoku, miku im i vjetër Endri Fuga të cilin e njoh që nga veprimtaria ime më shoqërinë civile, vjen nga një familje e angazhuar në shërbimin publik.

Duke filluar që nga gjyshi, nëna e tij, mjeke, i ati, fizikant. Endri ka qenë më në hije, pak më i rezervuar, teksa ne të tjerët më në publik, duke filluar nga Edi Rama, unë dhe disa kolegë jemi më të angazhuar. Por unë besoj se njerëzit vjen një kohë ku duhet të jenë në vijën e parë dhe të thonë atë që mendojnë.

Ai është një zë i pjekur, i kthjellët, një strateg i komunikimit. Do na duhet të bëjmë komunikime të vështira. Unë e them shpesh që puna jonë nuk është t’i pëlqejmë të gjithëve, por t’i shërbejmë të gjithëve.

Dhe për të bërë këtë komunikim të këtyre vendimeve miku im Endri do na japë një dorë se si t’i përkthejmë në gjuhën që njerëzit t’i kuptojmë.

Ky do jetë kandidimi im i fundit. Dhe kemi shumë gjëra për të bërë, prandaj për t’i komunikuar këto gjëra, kontributi i secilit, veçanërisht i Endrit do jetë shumë i nevojshëm”- deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUPER KËNGËTAR..."/ Xhensila Myrtezaj do të bëjë një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin?
Previous article "NËSE NUK E FITON DO JA JAP UNË 100 MIJË EURO"/ Kush është biznesmeni i njohur që i premton shumën e majme Luizit

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë Aktualitet

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT