Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që qytetarët, të mos i neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Manastirliu theksoi se qytetarët duhet të tregohen bashkëpunues dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Po ashtu ministrja e Shëndetësisë theksoi së në këtë situatë vendim nuk mund të kthehet në normalitetin e vjetër pasi e gjithë bota jeton me rregulla për shkak të pandemisë.
“Duhet akoma më shumë ndërgjegjësim që qytetarët të mos neglizhojnë mbajtjen e maskës si edhe maskat e higjienës. Ne jemi 24 orë në punë për t’ju përgjigjur çdo qytetari. Këto tre muaj nuk do të jenë të lehtë. Pritet rritje të rasteve po shtrimeve në spitale.
Spitale COVID3 dhe 4 janë të përgatitura për të përballur vjeshtë -dimrin. Sado që të rrisim kapacitetet tonë është një nevojë emergjente që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e çdo qytetari për të zbatuar rregulla të thjeshta”, tha Manastirliu.