Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha në mbledhjen me grupin parlamentar dhe me krerët e selive në rrethe vendosi që të mos bëjnë pushime por të meren me organizximin e strukturave të patisë. Ai ndau dhe përfaqësuesit në qarqe ku bëri lëvizje të drejtuesve politik të cilët do organizojnë strukturat e parisë demokratike.
Shumë ish—deputetë madje dhe liderët e tyre thane se aksioni opozitar do vazhdoj ne nuk do ndalemi. Krerët e bashkive të djathta të cilët duhet të lirojnë zyrën e tyre nuk e kanë pranuar këtëm fakt dhe kanë reaguar se ata do ti mbajnë me force duke nxjerr para qytetarët. Pra ata paralajmëruan protesta por sot në një intervisë në një emission Eno Bozdo tha se protesta do të ndërpriten.
Fjala e Eno Bozdos:
“Asgjë nuk ka ndryshuar në axhendën e PD, por në javët në vijim për momentin nuk do ketë protesta, sepse edhe klima e nxehtë, stina e pushimeve, vëmendja e larguar e publikun e bëjnë jo të efektshme organizimin e protestave. Këto 6 javë janë emëruar persona që monitorojnë procesin e riorganizimit të degëve. Është koha më e mirë për të punuar që shtatori ta gjejë gati partinë në të gjitha drejtimet”.
Pra duket se edhe pse kanë “85%” të shqiptarëve që I mbështesin sipas tyre, ata po heqin dorë nga protestat. Duket se ata ish-deputetët e PD-LSI dhe drejtuesit e saj janë lodhur dhe kanë nevojë për pushime.
Përgatiti: AlpeNews.al


